‘Nga tempulli i dijes, në vendin e zhvatjes’, ish-deputetja e LSI nxjerr faturën: Ja sa duhet të paguajnë maturantët për aplikim

Jul 5, 2020 | 13:08
SHPËRNDAJE

“Qeveria e konçesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare”. Keshtu shprehet sot ish-deputetja e LSI-se, Floida Kerpaçi, duke postuar faturen qe maturantet jane jane te detyruar te paguajne per te aplikuar ne Universitet.

Sipas saj, “Kjo është tarifa e radhës pas kostove të mbulura nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit”.

Reagimi nga Kerpaçi

Qeveria e konçesioneve dhe taksave e ka kthyer Ministrinë e Arsimit nga tempulli i dijes në vendin e zhvatjes dhe vrasjes së ëndrrave të rinisë shqiptare!

20 mijë lekë të vjetra është tarifa që qeveria detyron të paguhet nga maturantët dhe familjet shqiptare për aplikimin universitar!

Kjo është tarifa e radhës pas kostove të mbulura nga familjet e tyre me ekonomi të dobët, për portofolet e lëndëve, mësimin online dhe kërkesa të tjera gjatë vitit.

Në vend që të rrisin cilësinë e arsimit, të krijojnë hapësira punësimi dhe të mbështesin të rinjtë, këta po i çojnë të rinjtë drejt emigrimit!

Asnjë maturant nuk duhet të detyrohet të paguajë tarifa për arsim drejt një qeverie që ka luksin të shtrojë rrugë floriri, më të shtrenjtat në Europë!!

fat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura