Nga Teherani në Shqipëri, 5 personat kapen duke dalë nga kufiri. Ja çfarë u zbulua

Oct 18, 2017 | 9:46
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës, specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme kanë bërë arrestimin e shtetasve Hamed Rostami, 26 vjeç, me kombësi iraniane dhe të Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, me kombësi iraniane, i pajisur me leje qendrimi.

Kjo pasi më datë 16.10.2017, kanë konstatuar shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

rruge-6

Nga hetimet e kryera, ka rezultar se këta shtetas, kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman.

Sjellja e këtyre shtetasve në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejtë shumës monetare prej 2500 Euro.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura