“Nga studentët, Rama u është qepur pedagogëve”/ Kryemadhi: 7% është indeksim, jo rritje rroge! Ja ku qëndron problemi në këtë çështje

Oct 5, 2022 | 21:16
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar protestën e pedagogëve ditën e sotme dhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagës.

kryemadhi

Në një intervistë për “Oraneës”, Kryemadhi tha se vendimi i qeverisë për të rritur pagat e arsimtarëve me 7%, është indeksim dhe jo rritje page në vetvete.

Sipas Kryemadhit, problemi në çështje të tilla nuk qëndron vetëm tek opozita, por tek reagimi i popullit.

Kryemadhi: 7% është indeksim jo rritje rroge. Një komb pa arsim është i destinuar të vdesë dhe ne e kemi shkatërruar arsimin. Nga protesta e studentëve Rama iu qep universiteteve me bukë me vete. Edhe pse universitetet janë përpjekur të qëndrojnë të pavarura e kanë pasur të pamundur për të qenë pjesa më elitare.

Sot Shqipëria ka masën më të madhe të shpopullimit, është shtresa e mesme që lëviz për shkak të sistemit shëndetësor, sistemit arsimor dhe sigurisë. Normal që kryeministri do tallet. Edhe universitetet dhe pedagogët duhet të kuptojnë se problemi nuk qëndron te opozita por te reagimi popullor i të gjithëve. U mbyll kopështi. Nuk kam para ndonjëherë protestës fëmijësh parashkollorë. O ishte ajo arsye për të dalë në protestë.  Ka dalë një fjalë që “ua ka hequr pinin njerëzve.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura