Nga sot telefononi edhe këtë numër, ministrja Manastirliu thirrje qytetarëve: Pyesni, brenda dy javësh në QSUT vjen…

Mar 19, 2020 | 15:52
SHPËRNDAJE

manastirliu1-743x450

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një lidhje live në “News 24” tha se janë 32 pacientë me koronavirus tek Infektivi dhe se nga këta, 3 janë në një gjendje disi më të rëndë.

Manastirliu u shpreh se do të sillet tek Spitali Infektiv shumë shpejt një laborator i ri, brenda 2 javësh.

“Ne po përmirësojmë të gjitha kapacitetet. E rëndësishme është që jemi të gjithë të fokusuar për të shërbyer sa më mirë. Mjekët janë në frontin e parë të luftës me këtë armik të padukshëm. Janë 32 pacientë me koronavirus, 3 nga të cilët janë në një gjendje më të vështirë. Ne kemi dyfishuar respiratorët në infektiv. Kemi dyfishuar kapacitetet në infektiv. Do sjellim laborator të ri për 2 javë në QSUT. Janë siguruar masa edhe për të mbrojtur mjekët. Ne mund t’ia dalim në bashkëpunim me qytetarët. Ne do të ndihmojmë, sidomos moshën e tretë për të marrë veten nga ky virus. Qytetarët janë të ftuar që të mbajnë distancën sociale”, tha Manastirliu.

Ndërkohë Ministrja, Ogerta Manastirliu lajmëroi sot vendosjen e një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me COVID-19.

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19

Ky numer do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19.

numri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura