Nga sot ‘shtetrrethimi’ u forcua, Rama shpjegon pse: Prilli do jetë ‘prova e zjarrit’, dy javët e para…

Mar 30, 2020 | 18:57
SHPËRNDAJE

rama mundesi

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se forcimi i masave nga sot është bërë për shkak se dy javët e para të muajit prill do të jenë “prova e zjarrit” siç e quajti ai.

“Vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse”, tha Rama në intervistën në emisionin “Top Talk” në Top Channel.

Sot ne u futëm në regjim të përshkallëzuar të karantinës përse u ndërmor ky veprim?

Rama: Se është e domosdoshme të mbrohemi shumë fort e të forcojmë vijën mbrojtëse ndërkohë që prilli do jetë prova e zjarrit, vecanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse e si mund të fillojmë të mendojmë për hapje të ngadaltë e shumë graduale, por në këtë fazë është momenti për të forcuar vijën mbrojtëse e për të jetuar ditën, cdo ditë është ditë e re e luftë duhet bërë sikur të ishte dita e parë, se nuk jemi në një luftë që historia na ka treguar si ndodh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura