Nga sot pasdite ndryshon gjithçka, ndërpriten reshjet, ja sa do të shkojnë temperaturat

Oct 15, 2021 | 10:23
SHPËRNDAJE

Pas reshjeve të shiut dhe të borës nga sot pasdite pritet përmirësimi i kushteve të motit.

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja tha për Panorama se zhvendosja e sistemit të vranësirave do rikthejë kthjellimet ne territor.

Fundjava do jetë me kushte të qendrueshme atmoferike e moti i kthjellët do jetë prezent sidomos në Ultësirën Perëndimore dhe nuk parashikohet që të ketë reshje.

Sot ka pasur një tjetër ulje të vlerave termike. Temperaturat maksimale do kenë një rritje me 1-2 gradë, të dielën termometri do ngjitet deri në 22 gradë celcius.

Era e ftohtë do bëjë që i ftohti të ndihet sidmos në orët e para të mëngjesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura