Nga situata në Ukrainë tek Ballkani Perëndimor, ambasadori i Shqipërisë në Britani zbardh takimin me Kreun e Dhomës së Komunave

May 24, 2022 | 11:44
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Dhomës së Komunave Sir Lindsay Hoyle. Diplomati i lartë shqiptar ka ndarë fotot nga takimi në rrjetet sociale, ndërsa shkruan kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare.

qirjako qirko

Po ashtu mes tyre është folur edhe për situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Është gjithmonë një nder dhe kënaqësi të takoj Sir Lindsay Hoyle, Kryetar i Dhomës së Komunave. Ne ndajmë të njëjtat pikëpamje për forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare, situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ambasadori shqiptar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura