Nga situata në Lombardi, tek vdekjet e mjekëve. Si u paraqit sot situata në Itali. Po mendohet për teste të shpejta që të gjendet…

Mar 30, 2020 | 18:34
SHPËRNDAJE

Në Itali sot shifra totale e të infektuarve nga Sars-Cov-2 është më shumë se 100,000 njerëz. Numri i përgjithshëm i të infektuarve – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – arriti në 101,739 vetë, sipas të dhënave nga Mbrojtja Civile.

Roma, 06 Febbraio 2019 Angelo Borrelli durante la conferenza stampa Restitution day del M5s per la restituzione dei loro stipendi a favore delle popolazioni colpite dalle alluvioni ph. © Luigi Mistrulli

Totali i njerëzve që janë aktualisht pozitivë me Covid-19 në Itali është 75,528 vetë, me një rritje prej 1,648 të regjistruar sot në Itali. Sipas Mbrojtjes Civile, janë 3,981 pacientë në terapi intensive, janë 27,295 të shtruar me simptoma dhe 43,752 apo 58 për qind e të infektuarve, janë në izolim në shtëpi me simptoma të lehta ose pa simptoma.

Rritja e pozitivëve të rinj po ngadalësohet ndjeshëm. Sot ishin 1,648 raste të reja (dje ishin 3,815 raste).

Fatkeqësisht, numri i të vdekurve është ende në rritje. Në 24 orët e fundit vdiqën 812 njerëz (dje ishin 756), duke e çuar në total 11,591.
Janë në total 14,619 të shëruar, 1,590 në 24 orët e fundit, numri më i lartë të shëruarve që kur nisi emergjenca.

dati_30173700

Janë 11,805 vullnetarë që i janë bashkuar ekipeve të ndihmës. Ndërkohë janë bërë donacione më shumë se 63 milionë euro nga qytetarë italianë në llogarinë e Mbrojtjes Civile, para që do të shërbejnë për të blerë e pajisje mbrojtëse për mjekët dhe ekipin sanitar që është në frontin e parë të luftës ndaj koronavirus.

Situata në Lombardi

Në Lombardi janë 458 të vdekur në 24 orëshin e fundit dhe 1,154 raste të reja të infektuarish me Covid-19. Një ditë më parë në rajonin më të goditur të Italisë nga Covid-19 ishin 416 të vdekur. Kështu numri i viktimave në këtë rajon u rrit në 6,818 vetë.

171954973-a6800559-ef7d-436d-b618-88791e4278dc

Por vazhdon të ngadalësohet rritja ditore e nurmit të të infektuarve. Në Lombardi janë 42,161 njerëz pozitivë me koornavirus, me rritjen e 1,154 rasteve në 24 orëshin e fundit, krahasuar me 1,592 rastet e një dite më parë. Janë 11,815 njerëz të shtruar në spital, jo në terapi intensive, me një rritje prej 202 shtrimesh të reja në 24 orë. Në terapinë intensive ka vetëm raste të fundit.

Janë 63 mjekë të vdekur

Dy mjekë të tjerë janë shtuar në listën e vdekjeve nga Covid-19 në Itali. Sipas Federatës së urdhrave mjekësorë (Fnomceo), ata janë Guida Riva, mjeke nga Bergamo, dhe Valter Tarantini, gjinekolog nga Forlì. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të mjekëve nga koronavirusi rritet në 63. Sipas të dhënave të Istitutit Superior të Shëndetit, janë infektuar 8,358 punëtorë shëndetësorë, tashmë me më shumë se 500 raste në ditë.

Guvernatori i Venetos, Luca Zaia, tha se “Imagjinoj që një nga zgjidhjet për të cilën po punojmë, është ajo e testit serologjik, në mënyrë që të shohim nëse antitrupat janë formuar, dhe këtu kemi nevojë për kohën, modalitetet. Po përpiqemi gjithashtu të arsyetojmë në këtë front, në mënyrë që të japim një licencë që vërteton se ti ke pasur përgjigjen e antitrupave”.

Filippo Anelli, presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë (Fnomceo) mendon të përdorë teste të shpejta për të kuptuar se cilat subjekte kanë zhvilluar imunitet kundër koronavirusit të ri dhe për këtë arsye mund të kthehen përsëri në punë kur “të rihapen veprimtaritë”.

Ai e quan këtë një “hipotezë pune” dhe “zgjidhje të mundshme” pasi “këto teste do të përsosen, shpresohet në një afat të shkurtër, dhe se ISS do t’i ketë vlerësuar ato”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura