Nga shtimi në peshë deri tek problemet me zemrën, ja me çfarë mund të përballeni nëse ndaloni së konsumuari yndyrë

Dec 22, 2020 | 23:54
SHPËRNDAJE

Kur fillojmë një dietë, shpesh gjëja e parë që duam të eliminojmë është dhjami.

Teksa është e vërtetë që dhjami i keq mund të bëjë që të shtoni peshë, ekziston edhe një yndyrë e shëndetshme që është thelbësore për trupin tuaj. Niveli i ulët i dhjamit mund të ndikojë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor dhe mund të sabotojë përpjekjet tuaja për të arritur trupin tuaj të ëndrrave.

Sipas “Bright Side”, dieta duhet të jetë e larmishme, prandaj ekzistojnë disa arsye pse të hiqni dorë totalisht nga yndyra nuk është një mendim i mirë.

  1. Ju mund të ndiheni më të uritur.

yndyra (4)

Kur ulni nivelin e dhjamit, mund të vini re se nuk jeni aq të ngopur pas keni ngrënë. Yndyra dietike është një lëndë ushqyese thelbësore që na duhet në dietën tonë, të cilën duhet ta konsumojmë me sasi të caktuara.

  1. Kujtesa mund të përkeqësohet.

yndyra (1)

Nëse eleminoni plotësisht yndyrnat, mund të vini re se nuk jeni aq vigjilent sa zakonisht. Yndyrnat e mira përmirësojnë shëndetin e trurit dhe është vërtetuar se një dietë mesdhetare që përfshin yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, arra dhe peshk, mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.

  1. Zemra juaj mund të jetë në rrezik.

yndyra (2)

Nëse konsumoni yndyrna të shëndetshme, zemra juaj do të ketë disa përfitime. Një dietë mesdhetare, e pasur me yndyrna të mira, mund të ulë rrezikun për një sulm në zemër. Njerëzit që hanë më shumë se gjysmë luge gjelle vaj ulliri çdo ditë kanë 15% më pak shanse për të pasur ndonjë lloj sëmundjeje të zemrës, sipas një studimi .

  1. Ju mund të shtoni peshë.

yndyra (5)

Kur ndiqni një dietë me pak yndyrë, ju po e ndaloni trupin të djegë dhjamin. Yndyrna të caktuara të shëndetshme, të tilla si yndyrnat në bajame, mund të përmirësojnë metabolizmin tuaj, sipas një studimi .

  1. Do të jetë më e vështirë të ndërtoni muskuj.

yndyra (6)

Të hani yndyrna të shëndetshme dhe të stërviteni rregullisht mund t’ju ​​ndihmojë të ndërtoni muskuj. Yndyra gjithashtu mund të rrisë përqendrimin e proteinave në trupin tuaj, e cila, nga ana tjetër, do të ndihmojë trupin të rikuperohet më shpejt pas një stërvitjeje intensive.

  1. Sistemi imunitar mund të dobësohet.

yndyra (3)

Acidet yndyrore janë thelbësore për mbrojtjen e sistemit imunitar. Përveç kësaj, shumë vitamina thithin më mirë kur konsumohen me yndyrna. Nëse do të eliminoni yndyrnat e mira nga dieta juaj, mund ta ndaloni trupin që të marrë mjaftueshëm vitamina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura