Nga shkrimtarja Flutura Açka te analisti Agron Gjekmarkaj/ Ja disa nga emrat e rinj që pritet t’i bashkohen PD-së në zgjedhjet e 25 prillit. Qarqet ku do kandidojnë

Mar 8, 2021 | 17:45
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike nuk ka dorëzuar ende listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga afati përfundimtar.

agron gjekmarkaj-Flutura Acka

News 24 raporton se disa nga emrat e rinj, të ardhur si propozime dhe që do të kalojnë për miratim në mbledhjen e kryesisë janë:

Flutura Açka, e cila njihet gjerësisht nga shqiptarët si një poete, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Mësohet se Açka do të kandidojë si deputete në qarkun e Elbasanit.

Po ashtu është propozuar edhe kandidimi i Agron Gjekmarkajt në qarkun e Lezhës. Gjekmarkaj është një figurë mjaft aktive në mediat shqiptare, si analist, publicist, por gjithashtu edhe në profesionin e tij si pedagog i Gjuhë-Letërsisë dhe zv.dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Po ashtu edhe Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, pritet që të kandidojë ne Vlore.

Ndërkohë që janë konfirmuar në listën kryesuese të PD për Tiranën 8 drejtuesit politikë. Ndër propozimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e kryesisë janë dhe emrat e Flamur Hoxhës dhe Isuf Celës në qarkun e Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura