Nga Sheva, te Tevez e Gulit, kur rikthimet ndodhin në kohë rekord

Aug 3, 2018 | 10:30
SHPËRNDAJE

Historia e futbollit është plot me rikthime romantike. Sigurisht, jo gjithmonë janë të suksesshme, por kur shohin idhullin e tyre të veshë sërish fanellën me të cilën është bërë i famshëm, tifozët mund të jenë të lumtur, ashtu sikurse në ditën që lojtari zbarkoi për herë të parë, ndonëse në rastin e Bonuçit nuk është se ishte edhe kaq i ngrohtë… Shkurt, futbolli është i mbushur edhe me rikthime në kohë rekord.

kielini bonuci

Ai i Bonuçit, që shkeli sërish te Juventus pas vetëm një sezoni te Milani, ku ishte edhe kapiten, është vetëm shembulli i fundit i rasteve të tilla. Gjithmonë në Milano, Andrij Shevçenko u kthye te Milani në vitin 2008, pas dy viteve në hije te Çelsi i Zhoze Murinjos. Edhe pse disa senatorë si Maldini dhe Gatuzo ishin kundër kësaj lëvizjeje nga drejtuesit, ukrainasi luajti sërish në “San Siro”, në të njëjtin vit që u realizua një tjetër “love story”: rikthimi i Kristian Vierit tek Atalanta, për herë të tretë. Përvoja e dytë ishte mbyllur vetëm një vit më parë, me kalimin te Fiorentina me parametër zero.

Shevcenko

Një tjetër rast… Historia e dashurisë së Karlos Tevezit me Boka Junjorsin ka një të tretë: Shangai Shenhua. “Apashi”, sivjet riveshi fanellën e klubit argjentinas pasi kaloi një vit në Kinë, ku fitoi 25 milionë dollarë. “Nuk është një tradhtar. Më thoni cili nga ju do të refuzonte 25 milionë dollarë?”, nënvizonte Diego Maradona, i cili i doli në mbrojtje sulmuesit. Edhe historia e Paulinjos ka “shije” aziatike. Në korrik, menjëherë pas Botërorit rus, braziliani firmosi për herë të dytë me Guangzhu Evergranden, pas vetëm gjashtë muajsh tranzicioni te Barcelona, ku shënoi 9 gola. Ka nga ata që janë rikthyer shumë shpejt, por në kohë rekord veshën edhe dy fanella të tjera para rikthimit te dashuria e parë. Bëhet fjalë për Didier Drogba, kur në vitin 2014, edhe pse në moshën 36-vjeçare, u rikthye te Çelsi pas përvojave me Shangai Shenhua në Kinë dhe Gallatasaraj në Turqi.

tevez

E KALUARA E LARGËT – Duke parë nga e kaluara ka edhe dy karriera që meritojnë të përmenden. Nga 1993 deri në vitin 1994, Rud Gulit kaloi nga Sampdoria te Milani në dy raste. Gjatë një interviste të kohëve të fundit, “tulipani i zi” tregoi për atë periudhë: “Nuk kam asgjë pishman. Unë dhashë gjithmonë, gjithçka, jo më kot tifozët më duan, qoftë në Milano ashtu sikurse edhe në Xhenova”. Në fund të karrierës së mrekullueshme Johan Krujf pati kohë edhe për një ekip në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas largimit nga Barcelona dhe deklaratës se do të tërhiqej nga futbolli vetëm 31 vjeç, u bind të rikthej nga vjehrri i tij menaxher, Kor Koster. Holandezi, që çuditërisht e pa veten me portofolin bosh, shkoi te Nju Jork Kozmos, ku paratë vërshonin lumë. Pasi gjeti marrëveshjen me këtë ekip, pas vetëm dy miqësohesh kaloi te Los Anxheles Azteks dhe më pas tek Uashington Diplomats. Më pas kaloi te Levante, dhe këtu vendos edhe rekordin e tij, teksa brenda vitit u kthye sërish tek Uashington Diplomats.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura