Nga “selfie” i fundit shtatzënë deri tek takimi i vëllezërve, Arbana Osmani publikon fotot e ëmbla

Oct 26, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Më 19 tetor, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë dhe bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishajn, mirëpritën në jetë një djalë.

arbana osmani (1)

Moderatorja ka edhe një djalë tjetër, Jonin, nga martesa e parë, i cili u bë me një vëlla të vogël.

arbana osmani (5)

Ditën e sotme, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje nga materniteti, kur Diell nuk kishte ardhur akoma në jetë.

arbana osmani (5)

Ajo shfaqet e veshur me të bardha gjatë kohës që ka qenë në pritje për të hyrë në sallën e lindjes.

Një javë më parë, duke pritur të shkoja në sallën e lindjes. Selfie i fundit shtatzënë!”- shkroi moderatorja.

arbana osmani (2)

Pas kësaj, Arbana postoi foton e realizuar në momentin kur Joni u takua për herë të parë me vogëlushin.

Takimi i parë me vëllain e madh më të mirë në botë”,- shtoi ajo.

arbana osmani (4)

Ditën e djeshme, Arbana postoi fotot e para pas lindjes së diellit. Ajo kishte veshur një fustan të zi dhe mbante në dorë një trëndafil rozë, por vëmendjen e morën linjat e saj.

arbana osnmani (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura