Nga sekreti i marrëdhënies 13-vjeçare me Alban Skënderaj e deri tek planet e së ardhmes, Miriam Cani i tha të gjitha në intervistën e parë pas kaq shumë kohësh

Nov 22, 2020 | 11:55
SHPËRNDAJE

Pas kaq shumë kohësh, Miriam Cani është rikthyer në një intervistë, ku foli hapur për të gjitha.

miriam cani alban skenderaj (3)

Për herë të parë, ajo pozoi krah vajzës së saj, Amelit, për revistën “Class”.

Miriami ka treguar ndër të tjera se cili është sekreti i jetëgjatësisë së marrëdhënies 13-vjeçare me bashkëshortin e saj, njëkohësisht këngëtarin dhe kompozitorin e njohur, Alban Skënderaj.

miriam cani alban skenderaj (4)

Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin.

Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar, për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë.

Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër.

Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”,- rrëfeu këngëtarja.

miriam cani alban skenderaj (2)

Ajo ka treguar se Ameli e do shumë vëllain e vogël, Duamin, por sigurisht nuk mungojnë as xhelozitë, që kapërcehen shpejt.

E duke qenë se akoma nuk ka kaluar një vit që kur ajo është bërë nënë, planet për një fëmijë të tretë nuk janë të afërta.

miriam cani alban skenderaj (1)

Në mes të angazhimeve profesionale që ka, Miriam tha se përpiqet të jetë një nënë sa më shumë prezente dhe një grua me disa dimensione, pasi mendon se duhet gjetur gjithmonë një balancë midis familjes dhe punës, fëmijëve, bashkëshortit dhe karrierës.

miriam cani (7)

Përsa i përket muzikës, çifti ka në plan që të vijë me një tjetër bashkëpunim, por nuk ka ende detaje se kur dhe çfarë kënge do jetë.

miriam cani alban skenderaj (6)

Kohët e fundit ata u janë përkushtuar bizneseve të tyre dhe kjo është arsyeja përse nuk kanë qenë shumë aktivë në muzikë.

Miriam ka ardhur me një linjë veshjesh për fëmijë, të cilët janë muza e frymëzimit të saj.

miriam cani (6)

Ajo e ka ëndërruar këtë që nga fëmijëria, por që u zgjua kur u bë nënë.

Sipas saj, ky është një projekt për të cilin janë dashur muaj të tërë punë e pandalshme, por i ndërtuar me shumë dashuri dhe përkushtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura