Nga rrëfimi për bashkëshortin dhe deri tek periudha e vështirë e post-BBVIP, Paloma ‘hap’ zemrën: Kam marrë një psikologe…

Nov 27, 2022 | 8:25
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Gazetarja Rudina Demnieri ose siç e njohim ndryshe Paloma, tërhoqi vëmendjen me rrëfimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Dhe pse qëndrimi i saj ishte i shkurtër, gjatë kohës që ajo oshte pjesë e spektaklit rrëfeu se ka qenë viktimë e dhunës nga bashkëshorti i saj dhe si arritën t’i kapërcenin të gjitha vështirësitë.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Paloma u shpreh se kjo situatë e ka vrarë shumë  pasi mendonte se publiku do ta mirëkuptonte dhe nuk do  e quante ulje atë që ajo bëri.

“Kjo më ka vrarë shumë. Mendova se do kishim një audiencë që do të kuptonte jetën, sakrificën, dhe nuk do ta quante si ulje por si arritje atë që unë bëra. Sot ku ne bëjmë pjesë në një reality na i shkelin me këmbë këto pjesët emocionale, nuk e kuptojnë sa e vështirë është jeta. Kam kaluar një super sfidë”-u shpreh Paloma.

Paloma zbuloi gjithashtu se pas daljes nga “BBVIP”, ka marrë dhe ndihmën e një psikologeje. Ajo theksoi se përjetoi shumë atë periudhë dhe e kishte të vështirë se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

“Më shërbeu si një rikthim shumë emocionues në një media por në të njëjtën kohë shumë të vështirë e të egër, që unë e kam përjetuar shumë. Kam marrë një psikologe sepse nuk dalloja dot kur njerëzit më takonin në rrugë. Këtej shikoja  njerëz që më shanin, bullizonin, ofendonin deri në rrënjët e familjes dhe këtej shihja njerëz  që më përqafonin në rrugë. Unë nuk arrita ta ndaja dot botën virtuale”- rrëfeu ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura