Nga “rivali i madh i Haland” në “dështimi i madh”, sinqeriteti i Darvin Nunjez: Nuk kuptoj asnjë fjalë që thotë Klop

Oct 5, 2022 | 19:43
SHPËRNDAJE

Darvin Nunjez u afrua te Liverpuli si përgjigja e të kuqve për transferimin e Erling Haland te Mançester Siti. Sulmuesi u ble për rreth 100 milionë euro nga Benfika, por deri tani nuk ka treguar asgjë nga ajo që pritej prej tij.

nunjez klop

Ai ka pranuar se një pjesë e problemit është te ngërçi psikologjik që ka, por edhe te fakti se nuk kupton mirë atë që i kërkon Jurgen Klop. Lojtari shpjegoi në një intervistë për “TNT Sports” problemet e tij. “E vërteta është se sinqerisht, unë nuk kuptoj asgjë kur flet Klop. Sigurisht, i pyes shokët e skuadrës për atë që tha, por mendoj se është mjaft i qartë për stilin e tij të lojës.

Ai na kërkon që të bëjmë gjërat e thjeshta. Të mos jemi të frikësuar të luajmë ndeshjet, të kemi besim. Dhe kur ai humbet një herë topin, ai dëshiron që ne ta vendosim nën trysni kundërshtarin, kjo është ajo që kërkon gjithmonë nga ne. Ne i kemi gjëra e qarta”, tregoi lojtari i cili nuk shënon prej 5 ndeshjesh radhazi, edhe pse kishte ardhur me statusin e golashënuesit të afirmuar në radhët e klubit anglez.

“E vërteta është se ishte pak e vështirë të përshtatesha, por unë besoj se me kalimin e ndeshjeve dhe me stërvitjet, unë do të përshtatem pak nga pak. Kam mbështetjen e plotë të shokëve të skuadrës”, theksoi ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura