Nga rënia në peshë e deri tek shanset për të jetuar më gjatë, ja çfarë i ndodh trupit kur hani ushqim pikant

Sep 28, 2020 | 13:26
SHPËRNDAJE

Disa pjata janë aq pikante, saqë kuzhinierët duhet të mbajnë një maskë gazi gjatë gatimit për të mbrojtur sytë nga djegia.

Konsumimi i ushqimit pikant ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin, por jo të gjithë janë të vetëdijshëm për efektet pozitive dhe negative me të cilat përballen, raporton “Bright Side”.

  1. Mund të bini në peshë.

speci djegës (8)

Të konsumoni ushqim pikant është një mënyrë e thjeshtë për të larguar kilogramët e tepërt. Asgjë nuk mund t’i zëvendësojë ushtrimet dhe një dietë të shëndetshme, por kapsinoidet që gjenden tek specat nuk ju bëjnë dëm pasi ndikojnë në eliminimin e dhjamit në trup.

  1. Toleranca ndaj dhimbjes do të rritet.

speci djegës (2)

Mund të duket e pabesueshme, pasi vetë konsumimi i ushqimit pikant mund të jetë “i dhimbshëm” për disa njerëz. Por, ekspertët thonë se kapsaicina (enzima kryesore e specit të kuq djegës që i jep shijen karakteristike) mund të synojë një substancë të veçantë në trurin tonë që është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbshme dhe në këtë mënyrë “mashtron” trurin duke injoruar dhimbjen.

  1. Përmirëson sistemin imunitar.

speci djegës (6)

Ndërsa shijoni ushqim pikant, trupi pasurohet me antioksidantë. Është veçanërisht e dobishme gjatë sezonit të gripit, pasi antioksidantët mbrojnë trupin nga sulmi i mikrobeve. Prandaj, është e nevojshme të gatuani gjëra pikante për ta mbajtur imunitetin të fortë.

  1. Rriten shanset për të jetuar më gjatë.

speci djegës (7)

Një studim tregoi se ata që konsumonin ushqime pikante 6-7 ditë të javës kishin një normë vdekshmërie 14% më të ulët se të tjerët.

  1. Konsumi i sheqerit do të ulet.

speci djegës (4)

Dihet që sheqeri është nuk është i dobishëm për shëndetin, pasi ulja e sasisë së tij nuk është e lehtë. Ekspertët thonë se shtimi i pjatave pikante në menunë tuaj herë pas here mund t’ju ndihmojë për të luftuar dëshirën për sheqer.

Por, përpos efekteve pozitive, konsumimi i ushqimeve pikante ka një sërë efektesh negative.

  1. Mund të shkaktojë një reaksion alergjik.

speci djegës (9)

Shumë njerëz përjetojnë ënjte dhe kruajtje në mëngjes pasi kanë ngrënë një darkë pikante. Kjo ndodh, pasi specat mund t’ju shkaktojnë alergji. Për disa njerëz, ky reagim është vetëm reagimi natyror i trupit ndaj erëzave.

  1. Mund të përkeqësojë problemet me stomakut.

speci djegës (3)

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, të hani ushqim pikant nuk është një ide e mirë. Së pari, mund t’ju ​​shkaktojë diarre ose gastrit të përkohshëm.

  1. Mund të shkaktojë urthin.

speci djegës (5)

Erëzat djegëse përfshijnë një kombinim të acideve dhe kur konsumoni shumë prej tyre, muret e stomakut fillojnë të digjen. Për pasojë, gjendja mund të përkeqësohet dhe të bëhet kronike. Nëse tashmë po përjetoni urth, provoni të pini qumësht, ose konsumoni pak akullore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura