Nga rënia në peshë deri tek ulja e rrezikut të prekjes nga kanceri, 13 gjëra që trupi juaj do të pëfitojë nëse filloni të konsumoni një kastravec çdo ditë

Aug 24, 2021 | 23:15
SHPËRNDAJE

Që në kohët e lashta, kastravecat janë përdorur në Indi jo vetëm si ushqim, por edhe në mjekësinë tradicionale.

Kjo sepse, në një vend të ngrohtë si India, kastravecat sigurojnë hidratimin dhe freskinë e nevojshme për trupin. Dhe ky nuk është përfitimi i vetëm që ofron ky frut (po, është një frut, jo një perime).

“Bright Side” liston përfitimet shëndetësore që do të keni nëse filloni të konsumoni një kastravec në ditë.

  1. Do të jeni më të mbrojtur nga sëmundjet neurologjike.

kastravec (6)

Kastravecat përmbajnë fosfor dhe mungesa e tij shton rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të tjera. Kastravecat gjithashtu ju ndihmojnë të përqendroheni më shumë gjatë ditës.

  1. Mund të humbni peshë më shpejt.

kastravec (14)

Kastravecat kanë një përqindje të lartë uji që ju ndihmon të ndiheni më shpejt të ngopur. Kastraveci është pa yndyrna dhe është një frut me shumë pak kalori. Prandaj, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për këdo që përpiqet të humbasë peshë.

  1. Rreziku i kancerit do të ulet.

kastravec (8)

“Fisetin”, një flavonoid që ka ngjallur interes të madh tek studiuesit e kancerit, është i pranishëm tek kastravecat. Përveç vetive anti-oksiduese dhe anti-inflamatore, ai gjithashtu zvogëlon rrezikun e shfaqjes së kancerit.

  1. Tretja do të përmirësohet.

kastravec (11)

Kastravecat përmbajnë fibra dietike dhe një sasi të mirë uji të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Vitaminat ndihmojnë gjithashtu në përmirësimin e funksionimit të sistemit tretës. Të konsumosh një kastravec çdo ditë mund të zgjidhë problemet që lidhen me lëvizjen e zorrëve.

  1. Trupi do të hidratohet më shumë.

kastravec (5)

Rreth 95% e një kastraveci është ujë, kështu që ngrënia e tij çdo ditë e mban trupin tuaj të hidratuar, i cili nga ana tjetër, ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Nëse jeni një person që harroni të pini ujë vazhdimisht, atëherë konsumimi i një kastraveci në ditë mund të jetë një truk i mrekullueshëm për ju.

  1. Lëkura juaj do të jetë më e butë dhe me shkëlqim.

kastravec (4)

Kastravecat e mbajnë trupin të hidratuar, gjë që është e dobishme për lëkurën. Për më tepër, ato përmbajnë vitamina B dhe C, si dhe zink, që janë çelësi për një lëkurë të shëndetshme. Kastravecat përmbajnë gjithashtu acid kafeik, i cili lufton acarimin dhe inflamacionin e lëkurës. Kjo ndihmon edhe në rigjenerimin e lëkurës, gjë që do të shtyjë më shumë procesin e plaksjes.

  1. Cilësia e flokëve do të përmirësohet.

kastravec (1)

Vitaminat B janë shumë të dobishme për lëkurën e kokës dhe flokët. Biotin, riboflavina, niacina dhe vitaminat B5, B6 dhe C të gjitha kanë role të rëndësishme për rritjen e flokëve. Ato gjithashtu parandalojnë rënien e parakohshme të flokëve apo edhe thinjat.

  1. Shëndeti kardiovaskular do të përmirësohet.

kastravec (12)

Kastravecat përmbajnë kalium, magnez dhe vitaminë K. Këto 3 lëndë ushqyese janë të rëndësishme për funksionimin e sistemit kardiovaskular. Vitamina K rregullon nivelet e kalciumit në gjak. Nivelet e ulëta të magnezit dhe kaliumit shkaktojnë presion më të lartë të gjakut.

  1. Nivelet e sheqerit në gjak do të përmirësohen.

kastravec (2)

Sipas studiuesve, konsumimi i kastravecit ndikon në kontrollin e niveleve të larta të sheqerit në gjak.

  1. Kockat do të jenë më të forta.

kastravec (9)

Kastravecat përmbajnë vitaminë K dhe kalcium, të dyja këto janë thelbësore për kockat. Vitamina K zvogëlon rrezikun e thyerjes së kockave dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në thithjen e kalciumit nga kockat.

  1. Trupi do të pastrohet nga toksinat.

kastravec (7)

Besohet se kastravecat kanë veti të detoksifikimit dhe një konsum i rregullt i këtij fruti mund të largojë papastërtitë dhe toksinat nga mëlçia dhe zorrët, duke përmirësuar shëndetin tuaj.

  1. Dhëmbët do të përmirësohen.

kastravec (13)

Kastravecat përmbajnë molibden dhe fluorid, një kombinim që riparon dhëmbët e prishura. Kalciumi tek kastravecat është i dobishëm për dhëmbë më të fortë.

  1. Hormonet do të jenë më të balancuara.

kastravec (10)

Fosfori është një lëndë ushqyese kryesore për ekuilibrin hormonal në trup. Ndërvepron me gjëndrat endokrine dhe ndihmon në krijimin dhe lirimin e hormoneve. Kastravecat përmbajnë rreth 4% të fosforit të sugjeruar për konsum ditor për të rriturit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura