Nga rehabilitimi i Fierzës te menaxhimi i mbetjeve/ Ministrja Balluku firmos tri marrëveshje me ambasadorin e Gjermanisë, ja detajet

Jan 27, 2021 | 16:57
SHPËRNDAJE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku nënshkroi sot tri marrëveshje me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.

marr

Bëhet fjalë për marrëveshjet për rehabilitimin e Hidrocentralit të Fierzës, Programin e investimeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe marrëveshjen për menaxhimin e qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve.

“Çka është më e rëndësishme, ky program do të ndihmojë në harmonizimin e programeve tona me ato të BE si dhe në përmirësimin e kushteve mjedisore dhe të jetesës së qytetarëve. Projektet përfshijnë ndërtimin e landfillit rajonal në Berat si dhe ndërtimin e stacioneve të transmetimit të mbetjeve sipas parashikimit të masterplanit. Financimi i këtyre projekteve do të mbështetet me huat me kushte të favorshme nga KFV”, u shpreh ministrja Balluku.

Ndërsa ambasadori gjerman Zingraf tha: “Jemi shumë të lumtur që këto 3 marrëveshje janë përfunduar. Janë marrëveshje që janë diskutuar prej shumë kohësh. Ju falënderoj për bashkëpunimin. Dëshiroj të shquaj njërin prej projekteve, atë për menaxhimin e mbetjeve. Është një problem kompleks, bëhet fjalë për menaxhimin, mbledhjen, ndarjen e mbetjeve, rolin e landfilleve të ndryshme. Përmes një programi të tillë mund të arrijmë suksese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura