“Nga rasti skandaloz i prokurorit të Durrësit te sfida e madhe e Kuvendit”, Rama flet për luftë dhe njofton datën: Do ndajë edhe në këtë sallë ata që…

Nov 15, 2019 | 11:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, duke pranuar se sot beteja e shumicës nuk është me Metën, por me KÇK, ka njoftuar datën kur do të sjellë në Kuvend platformën për luftën ndaj organizatës më të rrezikshme kriminale dhe ofensivës që nuk do të lejojë gjithë të përfshirët në zullume të gëzojnë pasuritë.

Ruci-Rama-brace

“Sot ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndom padrejtësi si rezultat i një numri të konsiderueshëm gjykatësish që i përkasin KÇK. Beteja jonë sot nuk është me Metën, por me KÇK. Procesi për të cilin jemi mbledhur për të miratuar rezolutën është më i thjeshtë dhe i qartë. Ne bejmë detyrën tonë sot ndaj këtij institucioni dhe shqiptarëve, por nuk ka dyshim që është një detyrë e lehtë në raport me detyrën për të vepruar një orë e më parë kundër KÇK dhe për të nxjerrë ne pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer ne një shtupë që e pengon rrjedhjen e lire drejt sistemit të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri paralajmëroi përshkallëzimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Ky është një tjetër motiv për ne. Përshkallezimin e luftës ndaj KÇK të mos e lemë në radhën e pritjes së vetingut por ta nisim dhe ta shoqërojmë me një përshkallëzim ndaj luftës kundër krimit të organizuar. Ata që kanë marrë të tilla dënime më shumë sesa një vrasje, ata që janë akuzuar për krim të organizuar dhe nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve dhe gjykatësve, duhet të kthehen një orë e më parë në shenjestrën tonë”.

rama kuvend

Sipas Ramës, ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i procesit pa kthim që do të duhet e do të nisë një orë e më parë.

“Kam qenë këtu kur kam folur për rastin standaloz të Durrësit dhe kur jam zotuar se do ti sjell Kuvendit shumë shpjet një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthyer në platformë lufte ndaj krimit të organizuar dhe KCK, e tani është cështje e disa ditëve dhe në 25 nëntor unë do ti prezantoj publikut shqiptar këtë platformë dhe kjo do të jetë sfida e vërtetë e këtij kuvendi që do të ndaj në këtë sallë ata që janë gati për ta shpallur këtë luftë dhe ata që nuk janë gati e do të ndajë një historie të vjetër ku është përzier i njomi me të thatit dhe krimi i organizuar është bërë nga problem i përbashkët në motiv lufte politike, në aleat politik i atyre që e kanë përdorur vijimësisht produktin e krimit për ta hedhur si mish të ngordhur në oborrin tonë. Kjo është koha ku i gjithë ky proces dhe zinxhir krizash të sajuara artificialisht nga Meta dhe ata që i përkasin fronit të mirënjohur kundër reformës në drejtësi të marrë drejtimin e duhur dhe të marrë përgjigjen e duhur deri në fund nga ne. Është koha kur përgjigja jonë duhet të jetë pa asnjë ekuivok dhe duhet të tundë themelet mbi të cilat sot e gjithë ditën qëndron ngrehina e krimit të organizuar”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura