Nga pritja e ëmbël te programi i PD-së, rrëfehet Jorida Tabaku

Jun 5, 2017 | 10:15
SHPËRNDAJE

Jorida Tabaku është drejt pritjes së ëmbël, por koha dhe energjitë nuk i kanë munguar edhe gjatë këtyre ditëve të fushatës elektorale. Ndjehet e lehtësuar, sepse sipas saj punon me një ekip të mrekullueshëm. Deputetja e PD-së është gjithnjë aktive sidomos në njësinë nr.8 ku është e angazhuar për zgjedhjet. Dhe ambiciet shkojnë më përtej kur bëhet fjalë për PD-në, të jetë partia fituese e 25 qershorit.

IMG_9358

Së bashku me një ekip të PD-së dhe me asistencën e ekspertëve të CDU-së gjermane të Kancelares Merkel, ajo ka qenë për dy vjet me radhë pjesë e grupit të punës për programin qeverisës të PD-së. Deputetja Jorida Tabaku shpjegon për “Gazeta Shqiptare” pikat kyçe të programit që nga taksa 9 %, ulja e TVSH 15%, rritja e punësimi e deri te reformat e tjera për të cilat shprehet se janë krejtësisht të realizueshme nesër në pushtet.

Tabaku ju kemi parë aktive si gjatë protestës 90 ditëshe të PD-së, por edhe tani që jemi në kohë fushate elektorale ndërkohë që jeni shtatzënë, në pritjen e ëmbël…

Në fakt, nuk kam dashur të flas për pritjen e ëmbël në publik, jam natyrë e rezervuar dhe familjare. Kam qenë aktive dhe do të jem derisa të kem mundësi, por ndonëse aktive në fushatë duhet të them se sot e ndjej veten të lehtësuar më shumë, sepse punoj me një ekip të mrekullueshëm njerëzish në degën 8 në Tiranë. Kam mbi 8 vjet që angazhohem në atë zonë duke ndarë me to edhe përditshmërinë, duke pasur takime të përjavshme me thuajse cilindo banor të lagjes. Kjo ka lehtësuar një pjesë të punës tani në kohën e fushatës, sepse as unë dhe as njerëzit e degës nuk janë të huaj për banorët. Sa i takon njerëzve të degës mund të them me bindje që më lehtësojnë punën dhe fushatën. Megjithëse këtë vit bashkë me mua janë dhe vajzat, të cilat më kanë dhënë energjinë, durimin dhe padyshim entuziazmin që vetëm fëmijët dhe lumturia që ato dhurojnë mund të ta nxjerrë më në pah.

Dhe ku e gjeni kohën dhe energjitë?

Kur bëhet fjalë për gjëra të bukura, koha e energjia gjenden!

 

Intervisten e plote e lexoni ne Gsh.al

http://www.gsh.al/2017/06/05/nga-pritja-e-embel-te-programi-i-pd-se-rrefehet-tabaku-ja-ku-i-gjej-energjite-do-jemi-force-e-pare/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura