Nga “Porsche Cayenne” te “Audi Q7”, çfarë ndodhi me 11 shoferët në autostradë gjatë natës (foto)

Jun 10, 2018 | 8:23
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore e Tiranes ka vijuar edhe mbreme kontrollet ne rrugen interurbane Tirane-Durres me Radar per parandalimin e aksidenteve.

Sipas policise, jane pezulluar 11 leje drejtimi dhe jane “ndalur shofere per shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore”.

“Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”, thekson Policia e Shtetit.

34860808_2176991825920510_623943196308668416_n 34864525_2176992039253822_6328595398252298240_n 34777677_2176991982587161_4133198654171250688_n 34840883_2176991952587164_5950289013758754816_n 34844846_2176991925920500_6672230388665942016_n 35043532_2176991899253836_8348030626456141824_n 34906479_2176991865920506_3010262004179927040_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura