Nga politikani te zv.presidenti i FSHF-së, ja kush janë anëtarët e Ekzekutivit që nuk rikandidojnë

Feb 11, 2022 | 20:36
SHPËRNDAJE

Zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së në këtë edicion do të shohin jashtë garës katër emra të cilët kanë qenë pjesë e këtij organi të lartë në mandatin e fundit. Njëri ishte jashtë garës për shkak të ndryshimeve statutore, ndërsa tre të tjerët nuk kanë marrë numrin e duhur të propozimeve nga anëtarët.

Komiteti-i-ri-i-ekzekutiv-i-FSHF

Emri i cili është jashtë garës meqë ka një post politik, është ai i Enkelejd Alibeajt, i cili ka qenë kësisoj automatikisht jo një alternativë për t’u rizgjedhur.

Ndërkohë, bie në sy se si nuk do të jetë më i pranishëm në Ekzekutiv as Edvin Libohova, i cili në 8 vitet e fundit ka qenë njëkohësisht edhe zëvendëspresident i FSHF-së. Ai mbajti për një periudhë kohe edhe postin e presidentit të Ligës Profesioniste, por me sa duket nuk do të jetë më pjesë e organeve vendimmarrëse në futboll.

 

 

Bardhyl Minzhozi, pjesë prej dy mandatesh e Komitetit Ekzekutiv, nuk do të jetë gjithashtu në garë, ashtu si edhe Edmond Spahiu, i cili u zgjodh për herë të parë në Asamblenë e vitit 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura