Nga pijet alkoolike deri tek gërhitja, këto janë arsyet pse zgjoheni në të njëjtën orë gjatë natës

Sep 5, 2020 | 14:35
SHPËRNDAJE

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (2)Secili prej nesh mund ta ketë përjetuar të zgjuarit në orare të caktuara gjatë natës.  Koha kur zgjoheni nuk është rastësi! Por pse ndodh dhe çfarë nënkupton kjo për ne?

Sipas “The Sun”, ekspertja Sammy Margo thotë: “Ndërsa kalojmë një të tretën e jetës sonë në gjumë, dy të tretat i kalojmë duke luftuar për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës. Zakonisht nëse zgjoheni, rrotullohuni dhe flini sërish, çdo gjë është mirë. Por nëse gjumi nuk ju zë më, mund të ketë diçka tjetër në lojë”.

“Çdo gjë ndryshon nga personi në person, por koha kur zgjoheni mund t’ju tregojë diçka,”- shtoi ajo. Ja çfarë duhet të dini nëse zgjoheni në orën:

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (7)

22:00- nuk keni bërë ushtrime mjaftueshëm!

Nëse nuk flini dot, kjo do të thotë që nuk keni qenë mjaftueshëm aktivë gjatë ditës.

“Të qenit në formë ju ndihmon të flini më mirë”, shpjegon trainerja personale, Lucy Wyndham-Read.

“Një mënyrë jetese aktive do t’ju ndihmojë të flini më të mirë,”- shtoi ajo.

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (8)

23:00- keni ngrënë darkë shumë vonë

Hulumtimet tregojnë se ajo që hamë ndikon tek gjumi.

“Nëse konsumoni më pak fibra dhe shumë yndyrë të ngopur, nuk do të bëni një gjumë të rehatshëm”, shpjegon Louise Westra.

“Nëse dieta juaj është e dobët, do të zgjoheni më shpesh. Një fjalë e vjetër thotë që ne duhet të hamë mëngjes si mbretër, drekë si një princ dhe darkë si varfanjakë. Ushqimet e lehta janë një opsion më i mirë në mbrëmje.”

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (5)

00:00- nuk jeni qetësuar sa duhet

“Nëse zgjoheni në këtë kohë, atëherë jeni të stresuar dhe nuk jeni qetësuar para se të flinit”, shpjegon ekspertja e gjumit Sammy.

“Edhe nëse ishit të rraskapitur dhe gjumi ju zuri shpejt, mund të zgjoheni pas 90 minutash.

“Vendosni një rutinë gjumi, përfshirë një banjë të ngrohtë, libër ose një filxhan kakao. Gjithashtu duhet të siguroheni që pajisje të tilla si iPhone dhe tabletët të jenë të fikur disa kohë para se të flini për të minimizuar ekspozimin ndaj dritës blu që mund të shtypë çlirimin e hormonit tuaj të gjumit, melatoninën.”

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (4)

01:00- Konsumoni shumë pije alkoolike

“Pirja e alkoolit është një mënyrë e shkëlqyeshme për të fjetur, por nuk është një mënyrë e shkëlqyeshme për të qëndruar në gjumë”, thotë ekspertja e gjumit, Neil Stanley.

“Nëse keni pirë shumë në mbrëmje, është e zakonshme të zgjoheni nga ora 1 e mëngjesit deri në 3 të mëngjesit. Trupi ka punuar shumë për të nxjerrë alkoolin nga sistemi juaj dhe pasi ta ketë arritur këtë, diçka në tru ju sinjalizon të zgjoheni.

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (3)

02:00- Keni ngrënë shumë sheqer

Nëse zgjoheni rregullisht midis orës 2 të mëngjesit dhe 3 të mëngjesit, atëherë mund të keni knsumuar shumë sheqer.

Louise Westra thotë: “Trupi mund t’ju zgjojë për t’ju tërhequr vëmendje, pasi niveli i sheqerit që jeni mësuar të konsumoni vazhdimisht, ka rënë. Ka shenja të tjera që tregojnë se sheqeri po ndikon tek gjumi. Mund të zgjoheni me dhimbje koke ose të djersitur, ose mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe dëshironi ëmbëlsira.”

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (10)

03:00- Partneri juaj gërhet

Në varësi të kohës kur flini, mes orës 2 të mëngjesit dhe 5 të mëngjesit është periudha kur ka shumë të ngjarë të shqetësohemi nga zhurmat e jashtme të tilla si motorët e makinave, muzika ose gërhitja.

Dr. Stanley tha:  “Shumica e njerëzve zgjohen tre ose pesë orë pasi shtrihen për të fjetur për herë të parë dhe gjatë kësaj periudhe mund të ndiejnë më shumë zhurmat e jashtme.

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (6)

03:30- Ndjenja e të pasurit vapë

Mes orës 03:30 dhe 04:00 të mëngjesit është koha më e zakonshme që njerëzit të zgjohen.

Sammy thotë: “Ndonjëherë kjo ka të bëjë me stresin ose thjesht ju keni shumë vapë. Mundohuni të qetësoheni pak para se të shtriheni”.

04:00-  Mund të jeni në depresion

“Të zgjohesh herët në mëngjes dhe të mos jesh në gjendje të flesh përsëri, mund të jetë shenjë e një simptome depresioni”, thotë doktoresha GP Philippa Kaye. “Nëse kjo ndodh rregullisht vizitoni mjekun”.

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (1)

05:00- Kontrolloni dyshekun

“Shpesh njerëzit që zgjohen midis orës 4 të mëngjesit dhe 5 të mëngjesit raportojnë se nuk ndihen rehat”, shpjegon Sammy.

“Kjo sepse po flini në një pozitë të pakëndshme. Nëse dysheku juaj është përdorur për më shumë se 8 vje, është koha për të marrë një të ri. Investimi në një dyshek të mirë mund të ndihmojë të flini rehat. ”

06:00- Mund të jeni të stresuar

“Nivelet e kortizolit, hormoni ynë i stresit, fillojnë të rriten ndërmjet orës 5 të mëngjesit dhe 6 të mëngjesit”, thotë Sammy.

“Nëse zgjoheni rregullisht në këtë kohë pa alarm, do të thotë që jeni në ankth ose stres. Nuk është fundi i botës. Ju mund të ngriheni dhe të vazhdoni me ditën tuaj, por nëse doni një orë gjumë më shumë, provoni të mbani një bllok shënimesh pranë shtratit në mënyrë që të shkruani çdo mendim dhe të merreni me të më vonë kur të ngriheni. ”

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (9)

06:30- Jeni i dehidratuar

“Trupi përdor ujë gjatë gjithë ditës dhe natës për çdo qelizë dhe ind, dhe ngaqë ne nuk pimë gjatë periudhës së natës, kjo është koha kur trupi na zgjon për të na njoftuar në lidhje me këtë,”- tha Louise Westra.

“Mundohuni të pini më shumë ujë gjatë ditës. Ju gjithashtu mund të hani më shumë ushqime me përqindje të lartë uji”.

Pagjumesia-Alkooli-ushqimi (11)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura