Nga përmbysja e PSG-së te firma me francezët dhe akuzat për përdhunim/ Publikohet dokumentari “Nejmar: Kaosi perfekt”

Jan 26, 2022 | 21:47
SHPËRNDAJE

Ashtu siç kishte deklaruar përpara pak javësh, Nejmar ka publikuar dokumentarin e titulluar “Nejmar: Kaosi perfekt”.

Neymar_Wink_Netflix_Sports

Në këtë dokumentar ai ka rrëfyer të gjithë historinë e tij që nga fillimit e tij në Brazil, nënshkrimi me Barcelonën dhe transferimi te Paris SG-ja deri më tani blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit. Por ai ka folur dhe për gëzimet e zhgënjimet me Brazilin, duke futur këtu dhe titullin olimpik në Lojërat e Rios në vitin 2016.

FIRMA ME PSG-NË – Ndërsa transferimi i tij nga Santosi te Barcelona është një kapitull i zbardhur tashmë, më shumë dritëhije ka pasur transferimi i Nejmarit nga Barça te PSG-ja. Për këtë flasin vetë Nejmar, Luis Suarez, Mesi dhe babai i brazilianit, Nejmar da Silva.

“Djali im nuk e la Barcelonën me vullnetin tim. Ai ishte në zonën e tij të rehatisë dhe donte të dilte prej saj. Ai i kishte vënë një qëllim vetes. Nejmar nuk donte kurrë të ishte më i mirë se Mesi, përkundrazi ai e adhuron Mesin”, ka shpjeguar babai i brazilianit. Suarez nga ana tjetër ka treguar se është munduar ta bindë të mos largohej nga Barça. Ndërsa Mesi në qëndrimin e tij ka rrëfyer se ende nuk e ka të qartë vendimin e Nejmarit. “Nuk e di cila ishte arsyeja e vendimit të tij për t’u larguar, ai nuk na tha kurrë”, ka thënë Mesi.

maxresdefault (1)

REMONTADA NDAJ PSG-SË – Para se të linte Barçën për Parisin, Nejmar ka qenë protagonist me katalanasit në përmbysjen e çmendur në Ligën e Kampioneve me fitoren 6-1 në “Camp Nou” pas humbjes 0-4 në Paris. “Pas humbjes në Paris, java ishte e zymtë.

Për fat takimi i kthimit ishte pas tri javësh. U mblodhëm të gjithë dhe e pashë në sytë e të gjithëve se do të përmbysnim atë humbje”, kujton Nejmar. Më pas ai vijon: “Me 2-0 në pushim u thashë shokëve, kalojmë ne. Edhe kur Kavani shënoi për Parisin nuk kishim hequr dorë nga bindja jonë. Në fund ia dolëm dhe jo më kot kam tatuazhin në këmbë ku shkruhet 1% fat dhe 99% besim”.

PËRDHUNIMI DHE SHERRI ME BABAIN – Nejmar ka rrëfyer në dokumentarin me 3 seri edhe për një episod të pakëndshëm me babain e tij për akuzat që rënduan mbi Nejmarin për përdhunim. Çështja u mbyll pa probleme për sulmuesin.

“Nuk mund të mbroj gjithnjë imazhin tënd”, i është drejtuar babai Nejmarit. Përgjigjja e yllit të PSG-së ka qenë: “Nuk jam më fëmijë, nuk jam çuni i babit, kam jetën time”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura