Nga performanca e Dua Lipës me flamurin e krenarisë te festa e Madonnës- Ngjarjet më të bujshme të javës (FOTOT)

Aug 12, 2022 | 0:01
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka shkëlqyer në pjesëmrrjen e saj në ditën e parë të Festivalit ‘Sigzet’ në Hungari!

Ylli me famë botërore ka dalë në skenën kryesore më 10 gusht në ditën e parë të Festivalit Sziget në Budapest. Ylli 26-vjeçar i muzikës performoi një numër të hiteve të saj nga albumi “Future Nostalgia”, ndërsa kishte veshur një badi, që nxirrte në pah linjat e saj trupore.

Fituesja e çmimit “Grammy” i shoqëroi këngët e saj edhe me një performancë elektrizuese me balerinë.

Në një moment gjatë performancës, një fans nga rrjeshti i parë i dha Duas një flamur ngjyra-ngjyra, i cili përmbante versione vizatimore të Duas dhe kërcimtareve të saj.

Ylli botëror nuk hezitoi ta ngrinte në mes të skenës flamurin e krenarisë.

Ja disa ngjarje të tjera të rëndësishme gjatë javës:

Nile Rodgers dhe Madonna kanë një ballo më 10 gusht për të festuar publikimin e albumit të saj “Finally Enough Love: 50 Number Ones”, me Belvedere Vodka, në DiscOasis në Central Park të NYC.

 

Jamie Foxx dhe Snoop Dogg bashkë në premierën e Day Shift në Los Anxhelos më 10 gusht.

Yjet në premierën e ‘Mack and Rita’ në Los Anxhelos.
 

Maluma sjell një ‘mik’ me gëzof në prezantimin e Contraluz Cristalino Mezcal në The Freehold në Brooklyn, Nju Jork, më 10 gusht.

Timothée Chalamet buzëqesh nga vendi i tij në Festivalin Sziget në Budapest, Hungari, më 10 gusht.

 

Idris Elba përshëndet fansat jashtë studios së The Daily Show në NYC më 10 gusht.

Heidi Klum guxon me një veshja-korse lëkure në LA më 10 gusht.

 

Sofia Vergara dhe Heidi Klum sjellin shkëlqimin në tapetin e kuq të shfaqjes së America’s Got Talent më 9 gusht në Pasadena, Kaliforni.

 Katy Perry mban një fjalim kryesor në shfaqjen tregtare të modës Magic në Las Vegas më 9 gusht.

 

Nick Jonas performon solo në  50-vjetorin e Bordit të Guvernatorëve të Qendrës Mjekësore Cedars Sinai në stadiumin SoFi në Inglewood, Kaliforni, më 7 gusht.

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura