Nga paratë e dasmës, te borxhi dhe kredia. Çfarë thotë avokati i gjyqtarit të Kushtetueses

May 7, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Avokati i gjyqtarit të Kushtetueses, Fatmir Hoxha, për të cilin KPK ka pretendime se ai nuk justifikon pasurinë, pikërisht një apartament të blerë në Tiranë, ka dhënë sqarime për mediat pas mbylljes së seancës së paradites së sotme.

AVOKATI i gjyqtarit hoxha

“Pretendohet nga KPK për një shumë që nuk justifikohet, por Hoxha ka kërkuar të administrohet kaseta e dasmës, bëhet fjalë për një shumë normale lënë nga të afërmit e tij. Shuma është plotësisht e justifikueshme, zoti Hoxha nga 2011 është emëruar anëtar i Kushtetueses dhe është transferuar nga Shkodra, ka shitur banesën me orendi dhe shuma i përket orendive, dhe vetë shtëpisë”- tha ai.

Po borxhi i marrë nga miku i tij?

Është ende një borxh që po shlyhet së bashku me një kredi që ka marrë nga shteti.

Kredia si është marrë?

Sipas VKM si një nga funksionarët e lartë dhe ishte i pastrehë dhe është marrë për të blerë banesën, kredidhënësi.

Po borxhi ndaj kunatit?

Borxhi ndaj kunatit është marrë po për apartamentin dhe është shlyer.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura