Nga orari deri tek pozicioni, këto janë 7 gabimet trashanike që bëjnë gratë gjatë gjidhënies

Sep 29, 2017 | 17:07
SHPËRNDAJE

Gjidhënia është shumë natyrale por jo edhe aq e thjeshtë sa mendohet. Apo juve nuk mendoni kështu? Fatkeqësisht mund të jetë shumë e thjeshtë në teori por jo dhe aq në praktikë. Ndodh që ju mund ta gjeni në një moment veten duke bërë një veprim pa e kuptuar, por që mund të rezultojë të jetë i dëmshëm për beben.

breastfeedinget

Cilat janë gabimet që nënat gjidhënëse bëjnë?
• Nuk i japin bebes kohën e duhur të përfundojë. Sipas “La leche league international”, nënat shpesh nuk e lënë fëmijën të pijë nga një gji edhe qumështin e fundit, pra atë me yndyrë të madhe por e kalojnë direkt tek gjiri tjetër.
• Nënat e ushqejnë fëmijën me orar. Jo, ai duhet të pijë sipas nevojës dhe maksimumi që duhet ta lini pa pirë (nëse edhe ai nuk e kërkon) do të jetë 3 orë.
• Janë të shpërqëndruara ndërsa ushqejnë fëmijën me gji. Kjo ndikon negativisht në fuqizimin e lidhjes me fëmijën e tyre.
• Shumë nëna gabojnë kur konsumojnë alkool. Duhet të dini se alkooli, duhani, droga kalojnë tek fëmija dhe që të pastrohet trupi nga alkooli duhen shumë orë qoftë edhe për një gotë të vetme.
• Ushtrojnë presion tek gjinjtë. Kjo mund të shkaktojë mastit apo infeksion dhe nuk e lejon gjidhënien të kryhet në mënyrën e duhur. Kujdesuni gjithashtu të mos flini në pozicione që ushtrojnë presion mbi gjinjtë.
• Pijnë lëngje pa marrë këshillën e mjekut më parë. Mund të jetë edhe një përzjerje bimësh por ju nuk e dini se cilat janë pasojat që mund të shkaktojnë tek fëmija.
• Kanë siklet të ushqejnë fëmijën në publik. Ushqyerja me gji është gjëja më natyrale në planet dhe ju duhet ta pranoni e madje të ushqeni fëmijën kurdo dhe kudo. E madje pa u ndier në siklet nga personat rreth e rrotull. Burimi: pernenat.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura