Nga njohja me Ledrin tek ‘nofka’ që i kanë vendosur fansat, Sara Hoxha rrëfehet si rrallë herë: I shkruajta unë, jemi takuar pas një viti..

Jun 8, 2023 | 9:52
SHPËRNDAJE

Fituesja e “Dancing With The Star” Sara Hoxha është shndërruar në një ndër vajzat më të dashura dhe më të komentuara të showbizit shqiptar.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Pardon my friench” blogerja ka rrëfyer më shumë rreth njohjes me partnerin e saj këngëtarin e njohur Ledri Vula.

Mirëpo edhe pse ishte një influencere në rrjetet sociale, ajo u bë e njohur pas lidhjes me këngëtarin, teksa shpesh herë është cilësuar nga njerëzit si ‘Sara e Ledrit’.

Megjithatë ajo tha se nuk e ka problem që fansat e saj ta quajnë ashtu, pasi sipas saj ajo partnerja e Ledrit është.

“Unë nuk e kam problem fare. Unë fundja Sara e Ledrit jam dhe shyqyr që jam. Sa goca do të donin të ishin në vendin tim. Unë nuk kam qenë fare një njeri publik kur jam njohur me Ledrin dhe tani më njohin njerëzit prej Ledrit dhe unë këtë gjë nuk e hedh dot poshtë sepse është e vërteta. Unë jam edhe tek “Dancing With The Star” sepse jam njohur nga Ledri dhe jo se unë jam një këngëtare e mirë apo aktore.”– tha Sara.

E pyetur nga moderatori se si nisi lidhja e saj me këngëtarin e njohur, ajo u shpreh se çdo gjë ka filluar me një mesazh në Instagram, ku fituesja e spektaklit të vallëzimit i ka dërguar një foto që ajo ia kishte bërë në një ndër koncertet e tij, ndërsa shtoi se pastaj gjërat mes tyre kanë vazhduar gradualisht.

“E gjitha nisi shumë gradualisht, me Ledrin kam filluar të shkruaj për herë të parë në Instagram krejt pa asnjë lloj tendence, asgjë. I shkruajta unë sepse kemi qenë në një koncert të Ledrit grup edhe unë thjesht i dërgova foton, ma ktheu dhe unë pastaj nuk i ktheva më përgjigje. Jemi takuar pastaj pas një viti e pak, ka qenë çdo gjë gradualisht. Në 2016 kemi nisur të flasim prapë. Në një koncert të Ledrit sërish dhe e çuditshmja ishte se ai më njohu, nuk ma mori mendja që do të më mbante mend ishim në Jalë. Aty ishte e çuditshmja që ai më njohu dhe mua nuk ma merrte mendja sepse sa goca shikon ai pse duhet të më mbajë mend mua? Kisha veshur një fustan rozë dhe si po thoja edhe dalja në publik ndodhi shumë gradualisht pra ne kemi qenë shumë diskret në fillim. Unë nuk e dija që ai do të më mbante mend dhe ka qenë backstage pak si më poshtë dhe unë bëja xhiro për tek tualeti për ta parë që a do të më shohi, a do më njohi dhe kur ai më thirri “Sara, Sara” bëra njëherë sikur nuk e dëgjova sepse nuk isha e sigurt që a ishte e vërtetë apo më bënë veshët dhe pastaj herën e dytë e kuptova që po më njeh” , u shpreh blogerja.

Kujtojmë Sara dhe Ledri janë në një lidhje prej disa vitesh, ku nga romanca e tyre ata kanë edhe një vajzë, Poem Blu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura