Nga njohja me Besin te propozimi që i shkoi huq dhe planet për zgjerimin e familjes, Xhensila Myrtezaj i tha të gjitha

| 10:02
SHPËRNDAJE
 

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashura të showbizz-it shqiptar.
besi dhe xhensila (6)

Ditën e djeshme, gjatë një interviste me Alaudin Hamitin, Xhesila ka folur për njohjen me partnerin, por jo vetëm! A ishte dashuri me shikim të parë ajo e çiftit?

xhensila besi

Me të parë jo por, “dashuri me shikim të tretë, të katërt”, ishte përgjigja e këngëtares.

besi xhensila

Ajo la të kuptohej se durimi i Besit dhe zgjuarsia e tij bëri që Xhensila të jetë sot bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit.

xhensila-besi

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im”,- u shpreh Xhensila.

Po si e bëri për vete Besi?

xhensila besi

“Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”,- tha këngëtarja, duke theksuar dy cilësitë më të pëlqyera të partnerit.

E pyetur se sa kohë ka zgjatur nga njohja deri te lidhja, këngëtarja tha se ca gjëra nuk thuhen se jua ka paraqitur ndryshe familjarëve.

“Pak muaj pasi u bëmë shokë, u lidhëm. Mami ishte pro që ta kisha shok Besin se e shikonte që ishte i mirë”.

Me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Xhensila me Besin i kanë vënë vetes një qëllim, të rrisin një vajzë të mirë:

xhensila besi

“Po mundohemi ta rrisim Ajkën me shumë thjeshtësi e mos të paragjykojë, qoftë ai i bardhë qoftë ai i zi, qoftë ai i pasur apo i varfër. Mundohemi ta bëjmë që të jetë një njeri i mirë dhe s’ka sesi të mos jetë e suksesshme,”- u shpreh ajo.

Kur vjen puna tek zgjerimi i familjes, Xhensila ka dëshirë që Ajka të ketë një motër:

“Uroj që kur të vijë i dyti të jetë i qetë. Unë do të doja e dyta. Tani është shumë shpejt do presim të rritet vajza pak. Deri sa t’i shpëtojmë pyetjes mami dua motër ose vëlla, do jemi të lirë. Unë e kam dashur shumë familjen e madhe. Dëshira është e madhe që të kem më shumë sesa dy fëmijë”.

Xhensila-Besi

Xhensila tregoi edhe propozimin për martesë në Kankun që i bëri Besi, që i shkoi huq!

Kjo pasi një natë para propozimit, Xhensila pa një çift që po festonte celebrimin dhe Besi kishte planifikuar të bënte të njëjtën gjë një ditë më pas. Kështu që, momenti i propozimit nuk ishte fare një surprizë.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.