Nga njohja me bashkëshortin, emrat e vajzave binjake e deri tek planet për të veshur fustanin e bardhë, Eni Vasili i tregoi të gjitha!

Apr 20, 2021 | 13:39
SHPËRNDAJE

Disa javë më parë u mësua se gazetarja e njohur dhe moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë për herë të parë.

eni vasili (4)

Ishte paparazzi i “Panorama Plus” që e fotografoi Enin bashkë me partnerin e saj në barin e një hoteli në kryeqytet e më pas duke blerë sende për fëmijë në një qendër tregtare aty pranë, duke zbuluar kështu pritjen e ëmbël.

eni vasili shtatzene partneri1

Moderatorja ka treguar mbrëmjen e djeshme teksa ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

eni vasili (5)

Së bashku me partnerin, Armandin, çifti i ka përzgjedhur edhe emrat për dy vajzat binjake që do të vijnë në jetë.

eni vasili shtatzene partneri3

Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armbandit dhe Nikol nga babai im” – tha moderatorja.

eni vasili shtatzene partneri13

Vasili tregoi gjithashtu se bashkëshortin, Armandin, e ka njohur në Tiranë nëpërmjet disa miqve të përbashkët.

eni vasili shtatzene partneri14

Burrin e kam njohur në Tiranë. Ai ka jetuar në Londër, por kishte ardhur në Tiranë për disa punë të tijat. U njohëm nga miq të përbashkët. Atij iu prishën ca plane pastaj, por s’ka gjë… “ – tha moderatorja.

eni vasili shtatzene partneri12

Dyshja po përjetojnë një histori të bukur dashurie për rreth pesë vite dhe Armandit iu desh të linte Londrën për dashurinë me gazetaren.

eni vasili (6)

Gjatë kësaj periudhe, Eni zbuloi se ka menduar edhe për një ceremoni të vogël martesore me fustan të bardhë, gjë që ia ka premtuar edhe bashkëshortit të saj.

eni vasili (2)

Në fakt, është diçka që ia kam premtuar bashkëshortit. Kemi menduar të jetë një ceremoni e vogël, në plazh, së bashku me dy vajzat tona. E kemi në plan”,- tha Vasili.

eni vasili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura