“Nga nisja e protestës, tek kontakti me policinë”/ Gazment Bardhi 3 orë në prokurori për “8 janarin”: Autorët të vihen para përgjegjësisë! Ja çfarë deklarova

Jan 14, 2022 | 14:02
SHPËRNDAJE

Për tre orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dëshmuar në prokurori në lidhje me protestën e 8 janarit. Për gazetarët ai u shpreh se ka dhënë të gjitha detajet që i ka kërkuar prokuroria.

Gazment Bardhi u shpreh se kërkon që kjo ngjarje të zbardhet dhe autorët të vihen para përgjegjësisë ligjore dhe penale.

Numri dy i PD u shpreh se policia e shtetit eshte njoftuar per te ndërhyrë në orën 12:27, por prania e saj ka qenë 40 minuta me vonesë.

“Sot kam dhënë shpjegime për cdo çështje. Duke nisur me momentin që protestuesit mësynë në selinë e PD, kontaktin me policinë dhe atë çfarë ka ndodhur në katin e dytë të selisë së PD. Kam kërkuar vënien para përgjegjësisë të një grushti njerëz me në krye Berishëmn që sulmuan selinë. Sali Berisha ka marrë autorësinë, bashkë me të edhe një pjesë të individëve të përfshirë në këtë krim. Unë pres nga prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale autorët e atij krimi të paprecedentë.

Policia e Shtetit është njoftuar në orën 12:27 minuta. Kam komunikuar më shumë se 7 herë zyrtarët e lartë të policisë dhe ndërhyrja ka qenë 40 minuta me vonesë.

E vetmja lëndë rrethanore në selinë e PD kanë qenë fikset e zjarrit.

Kam dhënë deklarime për çdo çështje që jam pyetur, nuk ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë. Ka patur akte vetëmbrojtje për të ndaluar turmën të futet në selinë e PD dhe për këtë episod kam dhënë shpjegime.”, tha Bardhi.

© Panorama.al

Te lidhura