Nga nesër vihet në zbatim operacioni për gjurmimin e koronavirusit, ja ç’do të thotë kjo

May 27, 2020 | 19:52
SHPËRNDAJE

Nga e enjtja Anglia do nisë zbatimin e një shërbimi që do të gjurmojë COVID-19. Kjo do e ndhmojë vendin në heqjen e masave të bllokimit tha kryeministri britanik Boris Johnson.

Covid-19 Coronavirus outbreak in Brussels City Center

“Nga nesër, do të ekzistojë një operacion i ri testimi dhe gjurmimi, i cili do të ndryshojë jetën e njerëzve dhe do të kërkojë bashkëpunim të madh, por unë mendoj se do t’ia vlejë për kombin, “iu drejtua Johnson një komiteti ligjvënësish sot.

Shërbimi, i cili do të ketë një grup pune prej 50,000 personash për të testuar dhe identifikuar kontaktet e secilit që teston pozitivisht për virusin,nuk do të përfshijë fillimisht aplikacionin që është thelbësor për gjetjen e kontakteve anonime. Qeveria nuk dha një datë se kur do të vendoset teknologjia e smartphone.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura