Nga nesër nis vaksinimi i farmacistëve, ja formulari që duhet të plotësoni për të marrë dozën kundër COVID-19

Apr 6, 2021 | 17:33
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme pritet që të fillojë vaksinimi masiv kundër COVID-19 për farmacistët në Tiranë.

vaksinimi i mesuesve  (18)

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë përmes një shënimi në faqen zyrtare të facebook, ku ndër të tjera i kërkohet farmacistëve që janë të interesuar të plotësojnë një formular online.

Më pas këto formularë do i dërgohen qendrave të vaksinimit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit.

urdhri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura