‘Nga nesër nis riformatimi i…’, zbardhen porositë e Ramës për drejtuesit politikë në qarqe: Ja sa mandate synojmë

Sep 9, 2020 | 11:25
SHPËRNDAJE

edi rama

Porosi dhe objektiva të qarta ka dhënë kryetari i PS-së, Edi Rama për drejtuesit politikë në qarqe, të cilët i mblodhi sot në një takim që ka zgjatur rreth tre orë në selinë rozë.

Kryeministri Rama ka kërkuar që në zgjedhjet parlamentare të 2021 të arrihen 74 mandate nga PS, thanë burimet e Panorama..

“Ne zgjedhje synojmë të marrim 74 mandate. Nga nesër nis riformatimi i FRESSH dhe më pas Forumi i gruas”,- citohet të ketë thënë Rama në mbledhje.

Rama ka kërkuar nga krerët politikë të qarqeve raport te detajuar deri javën e ardhshme për problemet përkatëse që evidentojnë në qarqet që drejtojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura