Nga nesër do e paguajmë më shtrenjtë transportin urban

Jan 31, 2016 | 9:38
SHPËRNDAJE

Duke filluar nga dita e nesërme, 1 shkurt 2016, qytetarët e Tiranës do të paguajnë më shtrenjtë biletën në linjat e transportit urban, e cila rritet me 10 lekë, pra do të jetë 40 lekë. Pasi Bashkia e Tiranës propozoi indeksimin e çmimit të biletës së transportit urban me 33%.

urbane-autobusa-tirane-2-700x467

Aboneja e përgjithshme nga 1.200 lekë, tashmë kushton 1.600 lekë, ndërkohë që aboneja e një linje nga 900 lekë, tashmë kushton 1.200 lekë. E vetmja abone mujore që nuk ka ndryshuar është ajo e studentëve, e cila do vijojë të jetë 600 lekë.

Ndryshimi i çmimeve të biletave ditore dhe mujore të transportit urban u miratua nga Këshilli Bashkiak i Tiranës në datën 30 dhjetor 2015, me propozim të Bashkisë së Tiranës.

policia6

Teksa Shoqata e Transportit Urban Ndërqytetas, u ka kujtuar punonjësve të Policisë dhe atyre të Bashkisë, që duhet të paguajnë biletën dhe abonenë kur hipin në autobus.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura