Nga Murinjo te Sarri, Alegri dhe Spaleti, Seria A e sezonit të ardhshëm pritet të jetë “zjarr”

May 7, 2021 | 15:43
SHPËRNDAJE

Me rikthimin e Antonio Kontes dy vite më parë në Serinë A, i cili mposhti edhe diktaturën juventine, sezonin e ardhshëm në Itali do të rishihet një tjetër strateg madhështor si Zhoze Murinjo në stolin e Romës, por zërat e fundit flasin edhe për një Mauricio Sarri që mund të përfundojë te Milani apo akoma më shumë për rikthimin e bujshëm të Masimiliano Alegrit te Juventusi.

RTX6G8AJ

Madje, një tjetër thashethem është se edhe Luçiano Spaleti është gati që të rishfaqet në skenë, në stolin e Napolit, emra këta të cilët do ta bëjnë shumë të ndezur edhe panoramën taktike të Serisë A sezonin e ardhshëm.

Shumë prej këtyre lëvizjeve pritet ende të zyrtarizohen, por nëse kjo bëhet realitet pritet që të ketë jo vetëm shumë spektakël në fushë, por edhe shumë konferenca për shtyp pikante, duke njohur edhe temperamentet e trajnerëve si Konte, Murinjo, Spaleti, Alegri dhe Sarri.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura