Nga mosbindja civile tek ngritja e Komisionit Parlamentar, Berisha tregon hapat që do ndërmarrë për ndalimin e projektit të Durrësit! Thirrja për investitorët

Nov 26, 2022 | 12:46
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar hapat që do të ndërmarrë për të ndaluar realizimin e projektit për Portin e Durrësit.

Berisha theksoi se do ngrihet Komision Hetimor dhe do përdoren të gjitha format e mosbindjes civile teksa u kërkoi qytetarëve dhe kompanive të ndërtimit të mos joshen për të ndërtuar aty.

“Është problem ndër më madhorët. Hapat kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese, do ngrihet Komision parlamentar, do qëndrojmë me mosbindje civile

Iu bëj thirrje kompanive të ndërtimeve dhe qytetarëve të qëndrojnë larg këtij porti që Rama dëshiron ta shndërrojë në megaaferë

Mos u joshni për të ndërtuar në këtë shesh”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura