Nga mjerimi te lavdia/ Gjenerali Rrahman Parllaku, 99-vjeç. Mesazhi surprizë nga deputeti i LSI

Apr 17, 2018 | 10:49
SHPËRNDAJE

Sot “Heroi i Popullit”, Gjeneral Rrahman Parllaku mbush 99 vjet jetë. Deputeti i LSI-se, Luan Rama e kujton me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, teksa e cileson si fitimtari i tri koheve.

Postimi i Luan Rames 

parllaku

Në 99-vjetorin e lindjes:

FITIMTARI I TRI KOHEVE…

Jeta prej heroi e Gjeneral Rrahman Parllakut.

Sot “Heroi i Popullit”, Gjeneral Rrahman Parllaku mbush 99 vjet jetë; jetë në luftë e përpjekje pafund, jetë në sakrifica e privacione, jetë në tri epoka e tri kohë, jetë prej partizani e luftëtari antifashist, jetë prej heroi e komandanti ushtarak, por edhe jetë në ferrin e persekucionit komunist, prej nga na vjen si një feniks, për të qenë ndër ne dëshmitar e protagonist i historisë së Shqipërisë; prej monarkisë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e prej rregjimit totalitar në epokën e lirisë.
Rrahman Parllaku në sagën e vet i ka jetuar të gjitha; mjerimin, luftën, paqen, rritjen e lavdinë, fuqinë e pushtetit, por edhe rënien prej armiqësisë së pushtetit që iu dedikua e i shërbeu me idealizëm, rilindjen e lirinë.
E përmes këtyre dallgëve, shpirti e karakteri i tij mbeti i pandryshuar, me një jetë prej heroi, si pakkush në botën që jetojmë.
Sot ai është fitimtari i tri kohëve e meriton nderim e mirënjohje prej të gjithëve!
Jetë të gjatë me shëndet e gëzime gjeneral Rrahman Parllaku! Pleqëri të bardhë heroi ynë i gjallë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura