Nga mjekë tek policë dhe avokatë, kush janë pesë kandidatët që kanë aplikuar për në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Jan 24, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Teksa kanë mbetur edhe 6 ditë nga mbyllja e garës për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, deri më tani kanë aplikuar pesë kandidatë.

prokuroria

SPAK njoftoi ditën e sotme listën e kandidatëve që kanë aplikuar deri në orën 09:00 të kësaj të premteje.

Kush janë kandidatët që kanë aplikuar?

  1. Ibrahim Disha, ish-oficer policie i cili aktualisht jeton në Kanada.
  2. Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit njësisë Forca e Ligjit
  3. Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat.
  4. Adriatik Ago- Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vettingut.
  5. Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik

“Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet. Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë”, thotë Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë se Posaçme.

Gara për kreun e BKH-së u hap më 10 janar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura