Nga mësuesit tek mjekët, Guverantori Sejko tregon kush përjashtohet nga vendimi i qeverisë për shtyrjen e afatit të kredive

Mar 18, 2020 | 21:58
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se shtyrja e kredive nuk do të jetë për administratën shtetërore, mjekët apo për mësuesit.

sejko

Sejko sqaroi se ka një kategorizim të personave që i shtyhet kredia, dhe është vetëm për ata që hasin vështirësi financiare dhe i kap kriza e koronavirusit.

Guvernatori bëri me dije se brenda 3 ditësh banka i kthen aplikuesit të shtyrjes së kredisë përgjigjen nëse ai është apo jo tek kategoria e personave që i shtyhet afati i kredisë.

”Mësuesit dhe mjekët i marrin pagat në mënyrë automatike dhe i tërheqin nga ATM-të nëpërmjet kartës së kreditit. Problemi është tek pjesa e kredisë. Një pjesë e administratës publike ka kredi. Edhe ata që punojnë në privat. Të gjithë punonjësit kanë një trajtim të ngjashëm bankat aplikojnë kredi, kredi konsumatore dhe kredi për banesa.

Kreditë konsumatore kanë këstet e tyre, dhe për banesat kanë këstet e tyre. Mund të kenë probleme financiare por jo thelbësore nga kjo. Nuk janë të ekspozuar dhe të riskuar pasi përderisa i jepet rroga dhe ata do e paguajnë. Mjekët dhe mësuesit do e paguajnë kreditë. Nuk ndryshon asgjë financiarisht tek ata.

Një pjesë e tyre e mirë duan ta paguajnë. Të tjerë kanë probleme financiare. Rastet ndryshojnë. Po të hyjmë në analizë mund të kemi aq shumë kategori rastesh sa nuk do I sqaronim dot.

Do theksoja që vendimi i marrë nga Këshilli Mbikqyrës ka të bëjë vetëm me ata klientë të prekur nga kriza e koronavirusit dhe ata do të duhet të kontaktojnë bankat. E theksova që ditën e parë që duhet njoftuar banka, klientët ishin të paqartë, kishin ankesa. Dhe për të ndarë klientët që i shtyhet afati atëhere Banka i kthen përgjigje brenda 3 ditësh nëse ky është një klient që përfshihet në këto kategori apo jo. Duhet të kontaktosh bankën, nuk është një urdhër automatik që të gjithë klientët, individë, biznese i shtyhet kredia. Ne bëmë llogaritje. Ne i kemi krijuar mundësinë bankave që të mundësojnë shtyrjen”- tha Sejko

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura