Nga mësuesit te policët dhe infermierët, sa përfitojnë profesionet me taksën e PD

Jun 29, 2020 | 21:14
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/Më shumë se 52 mijë punonjës të administratës shtetërore, duke filluar nga mësuesit, punonjësit e Policisë e deri te sanitaret e shoferët e ambulancave do të kenë pagë më të lartë, nëse në Shqipëri do të aplikohet taksa e sheshtë 9 %.basha 12

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi dje një tabelë ku përllogaritej se sa para u merr shteti aktualisht punonjësve me pagë mbi 30 mijë lekë dhe sa do t’u marrë nëse vjen në pushtet PD-ja. Ndërkohë, kreu i selisë blu sqaroi që në fillim se fasha 30 mijë lekë, që nuk do të përfshihet nga taksa, do të mbesë aktive siç është edhe aktualisht, që nuk tatohet. Në tabelën e publikuar nga kryedemokrati Basha përfshihen një sërë profesionesh, duke filluar nga punonjësit e Policisë e mësuesit e deri te shoferët e urgjencës e sanitaret, që do të përfitojnë nga taksimi i sheshtë 9 %.

POLICËT

Sipas kryedemokratit Lulzim Basha, një punonjës policie i cili ka pagë bruto, që nënkupton pa iu nënshtruar taksave, 77 mijë lekë të rinj, me taksën e sheshtë 9 % në fund të muajt në xhepin e tij do të ketë rreth 2 mijë lekë të reja më shumë sesa aktualisht që taksohet me taksën progresive. Sipas modelit të taksimit mbi të ardhurat personale që aplikohet aktualisht, një punonjës policie me pagë bruto 77 mijë lekë i paguan shtetit 6110 lekë/ muaj, ndërsa nëse do të aplikohet taksa e sheshtë 9 %, siç premton kryedemokrati Basha, për të njëjtën pagë punonjësi i policisë do t’i paguajë 4230 lekë/muaj, pra 1880 lekë më pak. E njëjta formulë do të ndiqet edhe për profesionet e tjera, si mësuesit, të cilëve u rritet automatikisht vetëm duke ndryshuar skemën e taksimit me 1 mijë lekë të rinj në muaj. Lista vazhdon me infermierët, shoferët e ambulancave e sanitaret.

TAKSA PROGRESIVE

Me ardhjen e tij në pushtet, Kryeministri Edi Rama ndryshoi skemën e mbledhjes së taksës mbi të ardhurat personale. Nga taksë e sheshtë në atë progresive. Aktualisht, punonjësit me pagë 30 mijë lekë të rinj nuk paguajnë taksë mbi të ardhurat personale. Ndërsa për pagat mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë taksohen me 15 %, ndërsa pagat mbi nivelin 150 mijë taksa mbi të ardhurat personale është 23 %. 5 vite më parë Kryeministri Rama argumentonte se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë, por për kryedemokratin Basha kjo skemë ka ulur fuqinë blerëse. “Me taksën e sheshtë 9 % do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9 %. Down pointing backhand index”, shkroi Basha.


12
4
57834

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura