Nga menuja tek prezantimi i “bishës” së blinduar, ç’ndodhi mes Donald Trump e Kim Jong Un

Jun 12, 2018 | 14:24
SHPËRNDAJE

Donald Trump dhe Kim Jong Un u takuan të martën, fillimisht kokë më kokë për 40 minuta, në prani vetëm të përkthyesve të tyre, përpara se me ta të bashkoheshin, për një drekë pune, delegacionet respektive. Pas drekës, ata ecën në këmbë së bashku, duke u ndalur shkurtimisht për të parë limuzinën e veçantë të presidentit të SHBA-së.

Rreth 5,000 gazetarë janë në Singapor për këtë rast, por vetëm një grusht gazetarësh amerikanë dhe të Koresë së Veriut, si dhe fotografë, u lejuan në vendin ku dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin.

4D25A6E800000578-5833595-BON_APPETIT_The_menu_included_French_Korean_and_Singaporese_dish-a-1_1528795875892

Ata kane arritur te kapin disa momente shume specifike qe flasin shume per kete takim. Ne pamjet e shperndara nga Daily Mail, qe ju mund ti shihni edhe me poshte, duket Presidenti i SHBA teksa i tregojn “bishën” e tij të blinduar liderit të Koresë së Veriut.

Kim buzëqeshi pasi iu lejua një vështrim i rrallë brenda automjetit prej 1.6 milion dollarë i cili është projektuar për t’i mbijetuar një sulmi me raketa ose armë kimike. Makina gjendet kudo ku shkon presidenti i SHBA dhe transportohet me avionin presidencial “Air Force One” kur Trump  është jashtë vendit. Interesit mediatik nuk i ka shpëtuar as ushqimi që u servir për dy liderët botërorë. Ja menuja diplomatike.

PJATA E PARË:

1.Koktej karkaleca deti tradicionale, shërbyer me salcë avokado

2.Kerabu, një lloj sallate që përgatitet zakonisht me lëng limoni, sheqer dhe oktapod të freskët.

3.Nuk kanë munguar as ushqimet tradicionale koreane: Oiseon: kastravec Korean i mbushur

PJATAT KRYESORE PËRFSHININ: 
1-Brinjë viçi gatuar ngadalë, shërbyer me patate gatuar me qumësht e djathë dhe brokoli, dhe zbukuruar me salcë me verë të kuqe.

2-Pjata e dytë përbëhej nga kombinimi I mishit të derrit dhe orizit të skuqur Yangzhou me salcë me djathë dhe peshk i ftohtë me rrepa dhe perime aziatike.

PJESË E MENUSË ISHIN EDHE 3 ËMBËLSIRA:
1-Akullore me vanilje dhe qershi, çokollatë e zezë nga Koreja e Veriut

2-Gështenjë me çokollatë të errët ganache Haagen-Dazs akullore me vanilje me qershi

3-Tropezienne, ëmbëlsirë me peta brioshi, krijuar në vitin 1955 nga një pastiçier në Saint Tropez.

4D25926100000578-5833595-image-a-65_1528781853880 4D2561B400000578-5833595-The_motorcade_which_had_American_flags_on_each_car_transported_T-a-3_1528788907575 4D25731800000578-5833595-image-a-62_1528781836741 4D25714000000578-5833595-image-a-63_1528781841640 02M_TRUMP BEAST CUTAWAY 4D262E0900000578-5833595-image-a-71_1528781884791 4D26199800000578-5833595-image-m-80_1528783103133 4D262DF100000578-5833595-image-a-70_1528781881779 4D262E0300000578-5833595-President_Donald_Trump_took_a_moment_in_his_history_making_summi-a-2_1528795875940

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura