Nga ligji për policinë te ligjet për…/Socialistët me deputetët e opozitës parlamentare rrëzojnë me shumicë votash 10 dekrete të Presidentit të Republikës

May 7, 2021 | 13:55
SHPËRNDAJE

Me shumicë votash (mbi 90), Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar 10 dekrete të Presidentit të Republikës.

Dekretet kanë të bëjnë me ligjet e kthyera nga kreu i Shtetit duke nisur nga ligji për punonjësit e policisë së shtetit, ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ai për organizimin e pushtetit gjyqësor, atë për kodin penal.

Gjithashtu, Parlamenti ka rrëzuar dekretin për gjykatat administrative, për funksionimin e Prokurorisë, atë të Kodit të Procedurës Penale dhe ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e sotme u miratua edhe ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

117 217 314

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura