Nga Lezha shkonte në Elbasan për të grabitur, arrestohet hajduti i 1.5 milion Lekëve

Feb 26, 2015 | 19:26
SHPËRNDAJE

foto ilustruese

Elbasan- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas i cili banonte në Lezhë, por për të mos rënë në sy, grabitjet i kryente në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi 55-vjeçar Ferit Saliu, pasi akuzohet për vjedhjen e tre banesave në qytetin e Elbasanit.

Prej disa ditësh policia nisi hetimet për vjedhjet e kryera në banesa të ndryshme të Elbasanit, dhe mëngjesin e së enjtes bëri të mundur edhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Mësohet se 55-vjeçari me banim në Lezhë në kohë të ndryshme vinte në qytetin e Elbasanit, ku edhe ka vjedhur në banesën e shtetasit M.M, rreth 640.000 lekë dhe 300 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në lagjen “5 Maji” Elbasan, është futur në banesën e shtetasit R.B, nga ku ka vjedhur 300.000 lekë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në lagjen ‘5 Maji” Elbasan, është futur në banesën e shtetases V.T nga ku ka vjedhur rreth 200.000 lekë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura