Nga Kruja në Divjakë, mashtroi të moshuarën, i përlau paratë dhe…

Nov 23, 2017 | 9:34
SHPËRNDAJE

Nje grua 41 vjecare u arrestua nga policia e Divjakes, pasi akzuohets e ka mashtruar nje grua te moshuar dhe i mori parate.  Sipas policise ne pranga u vu shtetasja L.G, 41 vjeçe, banues në Krujë.

Policia Lushnje
Policia Lushnje

Njoftimi i policise

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen:

-L.G, 41 vjeçe, banues në Krujë.

Arrestimi i kësaj shtetases u bë pasi në fshatin Mizë, Divjakë, i ka vjedhur nëpërmjet mashtrimit 220 Euro dhe 225 mijë lekë shtetases L.V, 71 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura