Nga Krespo te Lukaku, ja blerjet më të kushtueshme të Interit

Sep 1, 2021 | 19:08
SHPËRNDAJE

Interi ka kaluar këtë vit një situatë të vështirë financiare dhe duket se kohët kur shpenzonte shuma të mëdha për të afruar në ekip lojtarë cilësorë, kanë perënduar.

INTER

Që nga viti 2000 kur në krye të ekipit qëndronte Masimo Morati e për të kaluar më pas te pronësitë aziatike, fillimisht me Erik Tohirin dhe aktualisht me grupin “Suning”, 5 më të shtrenjtët e merkatos për kohën, me përjashtim të Lukakut që erdhi nga Mançester Junajtidi, i përkasin presidencës italiane.

Transferimi i Hernan Krespos nga Lacio, i Valter Samuelit nga Reali i Madridit, po ashtu ardhja nga madrilenët e Uesli Shnajderit dhe afrimi i Zlatan Ibrahimoviçit nga Juventusi janë goditjet më të rëndësishme dhe më të kushtueshme për kohën në të cilën janë realizuar.

BLERJE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura