“Nga Korça do të nisë ndryshimi”-Salianji: Në situatë papunësie Rama thotë se marrin 7 mijë euro në muaj! I ngatërron me drejtorët e administratës

Apr 12, 2021 | 10:24
SHPËRNDAJE

 

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ervin Salianji, në fjalën e mbajtur sot në këtë qytet tha se në çdo cep të Shqipërisë ka një frymë për ndryshim.

salia

Salianji sulmoi PS-në për të cilën u shpreh se nuk ka as ofertë e as bilanc, ndërsa sipas tij kandidatët socialistë vijnë në Korçë përmes përfaqësuesve si “minj të fshehur”.

Salianji ironizoi edhe kryeministrin Rama, që sipas tij në një situatë papunësie ekstreme thotë se në Korçë marrin nga 7 mijë euro muaj.

“Në çdo cep të Shqipërisë, sikurse në çdo cep të Korçës ka një frymë të jashtëzakonshme për ndryshim, drejt PD-së dhe opozitës dhe ka një revoltë pështirosje ndaj PS-së. Regjimi sot është në grahmat e fundit, falë kontributit tuaj kryesisht por dhe falë mbështetjes që po na japin qytetarët anekënd Korçës, anekënd Shqipërisë. Se tani as nuk vijnë këtu, vijnë përmes këtyre përfaqësuesve si minj të fshehur se as hapur nuk dalin. E dini që e përzunë te 8-ta Peleshin, e dini që e përzunë në Borovë Olta Xhaçkën, e dini që e shanë Ramën në Pojan. Përveç se nuk kanë asnjë ofertë, nuk kanë asnjë bilanc. Cili është investimi që kanë bërë në qarkun e Korçës në 4 vitet e fundit?! Në 25 prill duke votuar PD-në dhe Lulzim Bashën voton gjithësecili për familjen e vet. Në një situatë papunësie ekstreme Edi Rama thotë 7 mijë euro në muaj marrin në Korçë. Se i ngatërron me këta drejtorët e administratës që vjedhin më shumë se 7 mijë euro në muaj. Edhe e di se janë rrogat e njerëzve ato”, tha Salianji në fjalën e mbajtur para qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura