Nga komunikimi tek ushqimi, pesë rregullat për trajtimin e tumorit

May 6, 2018 | 10:39
SHPËRNDAJE

Ushtrimet fizike, asnjë cigare, më shumë kontakt me mjekun, mbështetje psikologjike dhe përmirësimin e dietës ushqimore me ndihmën e një specialisti të rekomanduar nga onkologu. Çdo tumor është i ndryshëm dhe kërkon kujdes e rregulla specifike, por pesë rregullat e mësipërme janë të vlefshme për të gjithë dhe i ndihmojnë pacientët me tumor ta luftojnë sëmundjen.

Stërvitja fizike, sipas onkologut Massimo Bonuçi, president i Qendrës Kërkimore të Integruar të Onkologjisë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin dhe kjo ka një efekt antiinflamator te qelizat. Inflamacioni është një stimul për përhapjen e qelizave kancerogjene. Sa i takon konsumit të duhanit, dihet se tashmë ai rrit riskun e shfaqjes së llojeve të ndryshme të kancerit, jo vetëm të mushkërive.tumor-3-600x357

“Edhe 2-3 cigare në ditë duhet të eliminohen, pasi ato kanë efekt akumulues”, thotë onkologu italian. Rregulli i tretë është vënia e një ure komunikimi me mjekun onkolog. Sa i takon mbështetjes psikologjike, ajo mbetet thelbësore, pasi gjendja e mirë mendore rrit qarkullimin e substancave që veprojnë në trup.

Për shembull, pacienti me depresion ka aktivitet të ulët të limfociteve, të cilat mbrojnë trupin kundër patologjive. Së fundmi, ushqimi është shumë i rëndësishëm si një terapi plotësuese, pasi ato ndërveprojnë me sëmundjen.

Ajo që ne hamë ndryshon bakteret e florës së zorrëve, pasi ato kanë funksion në lejimin ose moslejimin e organizmave kancerogjene. Për dietën e ekuilibruar, një dietolog i përgjithshëm nuk mjafton. Onkologu duhet ta drejtojë pacientin te një specialist ose një strukturë reference.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura