Nga kokaina tek eurot e thata/ Shkatërrohen dy organizata kriminale në Greqi, ja çfarë i sekuestroi policia/ FOTO

Jan 22, 2020 | 18:27
SHPËRNDAJE

Policia greke në Igumenicë ka vënë në pranga nëntë persona anëtarë të dy organizatave kriminale të goditura ditën e sotme. Bëhet e ditur se anëtarët e organizatave kriminale ishin përfshirë në mënyrë sistematike në furnizimin, deponimin dhe trafikimin e drogave të forta, kryesisht kokainë.

droge

Ata ishin aktivë në zona të Attikës si dhe në zonën më të gjerë të Igoumenitsës dhe në Larisa.

“Vlerësohet se si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale, ata kishin trafikuar lëndë narkotike në pesë muajt e fundit, duke përfituar më shumë se 95,000 euro”, shkruan policia greke.

Arrestimet janë bërë ditën e djeshme dhe sot si më poshtë:

në zonën më të gjerë të Igoumenitsës, u arrestuan tre persona dy shtetas grekë, 48 ​​dhe 35 vjeç dhe një i huaj 70-vjeçar,

në Attica, një shtetas grek 42-vjeçar, kryetar i njërës prej  organizatave kriminale dhe një i huaj 47-vjeçar,

në Larissa, tre shtetas grekë, 22, 58 dhe 68 vjeç,

në Chalkida, një shtetas grekë 52 vjeç.

Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në çështje penale për krimet e themelimit dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, shkelje të ligjit drogës dhe armëve, dhe pastrim parash.

Hetimet

Gjatë hetimit të çështjes është vërtetuar se janë kryer më shumë se 120 raste të trafikut të drogës dhe vlerësohet se paratë e paligjshme qëata fituan e kalojnë shumën prej 95,000 euro.

Sekuestrimi

Gjatë aksionit të saj policia gjeti dhe sekuestroi:

kokainë, me peshë (281.5) gram, vlera e së cilës është përllogaritur deri në 30,000 euro

drogë e papërpunuar, me peshë (785,45) gram,

katër peshpre elektronike precize,

27 mijë euro, si rezultat i trafikut të drogës,

13 qeskëza të paketuara me drogë,

materiale për përzierjen e saj

nje pushke, dy armë gjahu,

telefona celularë dhe kartave SIM,

dy laptopë,

shënimeve,

dy hekura metalike.

Tre makina të anëtarëve të organizatave, që i përdornin për të lehtësuar veprimtarinë kriminale.

sekuestrim5 sekuestrim4 sekuestrim3 sekuestrim2 sekuestrim1 sekuestrim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura