Nga Klement Balili te të fortët me makinat e po*dhës e shampanjë, Rama ultimatum policisë: Nuk dua më i dashur drejtor…

Oct 15, 2018 | 11:58
SHPËRNDAJE

Paraditen e sotme në një takim të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Brendshme, me oficerë të policisë së shtetit si dhe në prani të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama foli luften qe duhet te beje policia për “të fortët me makinat e pordhes se tyre, bodigarde te aramatosur mes bllokut teksa konsumojne shampanjë”, duke i kujtuar prere kreut te Pergjithshem te Policise, se ende nuk eshte vene ne pranga Klement Balili.

“Nuk dua i dashur drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit, të na përmendë ambasadorja e re amerikane se kemi ende pa arrestuar Klemend Balilin, ashtu si nuk dua të jenë në detyrë drejtorë e shefa, në zona, apo pika ku uniforma dhe dinjiteti vihet në diskutim nga persona te tille, dhe makinat e pordhës së tyre, po as nga kundërvajtësit që gërryejnë lumenj, presin pemë, hedhim inerte.

Unë e di që po përpiqeni për të kapur Klement Balilin apo për çdo zvarranik tjetër të botës së krimit, por ne nuk kemi më luksin të pritet qoftë edhe një pemë, nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte.

Ju dhe policia e shtetit s’duhet të lini gur pa luajtur që kriminelët të shkojnë përpara drejtësisë, dhe jo të bëni replika”- tha Rama.

rama

Policia rrugore ka një plan shumë të mirë në tryezë për një reformë që do e çojë përpara. Tre vjet kohë kemi për të arritur objektivin. Policë nuk shikon në asnjë rrugë të evropës, akoma me fletë gjobash që shkruhen me dorë, kamerat e trupit, të rrugë, radiot sipas planit të ri, mund të jetë justifikime për të gjitha këto, kjo këtu e kjo aty, por këto gjëra duhen bërë me maksimumin e shpejtësisë, duhet fokus,

Dinjitet është të mos e pranojë dot asnjë që vesh uniformën tuaj dhe del nga shtëpia që komunitet tona të kenë problem kur del nga shtëpia një i fortë, por të garantojnë që çdo i fortë të ketë problem.

Çdo familje të jetë si në shtëpi të vet në çdo hapësirë publike, kurse të fortëve klubet, parqeve t’iu duken dhe i huaj dhe të maten mirë kur hedhin hapin dhe hapin gojën.

As si gjobëvënës, as si konsumator shampanjash të shtrenjta në mes të bllokut.

 

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura